-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Franca do të zgjerojë ligjet e terrorizmit pas të shtënave në Toulouse

Më të lexuarat

Sarkozy zbulon masat e reja që përfshinë kufizimet në fushat e udhëtimit dhe përdorimin e internetit, por kritikët thonë se presidenti vetëm po bënë fushatë zgjedhjesh.

Qeveria konservatore e Francës ka zbuluar masa të reja kundër terrorizmit, për të ndëshkuar ata që i vizitojnë faqet e internetit ekstremiste apo që udhëtojë në kampet jashtë vendit në kampet për trajnime të përdorimit të armëve, këto gjëra janë pjesë e fushatës që ndodhi pas vrasjeve në jug të Francës nga një ekstremist islamist i dyshuar, muajin e kaluar.
Masat tani do të shkojnë në parlament, ku aty mund të përballen me rezistencë nga socialistët, të cilët thonë se arsenali ligjor i Francës kundër terrorizmit është tashmë mjaft i fortë dhe se propozimet e reja janë një dredhi fushate për të rritur shanset e presidenti Sarkozi që të fitoj edhe një mandat të dytë.
Kabineti i Sarkozy-s i dha mundësinë masave të reja që të shkojnë përpara në parlament, masave që do ta bënin të paligjshme udhëtimin jashtë vendit për qëllime të “indoktrinimit, mësimin e përdorimit të armëve dhe vizitën e kampeve trajnuese për qëllime terroriste” kjo do të përfshijë edhe ata që rregullisht vizitojnë faqet e internetit që nxisin apo lavdërojnë terrorizmin vdekjeprurës.

Qeveria Sarkozi këmbëngul masat janë të nevojshme për të luftuar këtë fenomen relativisht të ri të terrorizmit “vetmitar” nga ekstremistët të cilët vetë-radikalizohen nëpërmjet vizitimt online të faqeve xhihadiste, dhe që janë të vështirë për autoritetet edhe për tu ndjekur.
Një tjetër propozim do të bëjë të mundur që ligjet anti-terror të përdoren për të ndjekur penalisht ata që kërkojnë të rekrutojnë terroristët, edhe pse përpjekjet e tyre rekrutimit të dështojnë.
Masat vijnë në mes të atmosferës hipër të ngarkuar politikisht përpara zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative të Francës në javët e ardhshme. Edhe ithtarët e propozimit pranojnë se nuk mund të merren masa të tilla para zgjedhjeve dhe para se të riformohet Asambleja Kombëtare në qershor.

Socialistët – të cilët mund të shihen si fitues në zgjedhje, – i kundërshtojnë masat e tilla, duke argumentuar se Franca ka nevojë vetëm për të zbatuar ligjet kundër terrorizmit e saj më mirë.”Ne do të pëlqenim që këto masa të kenë kaluar para zgjedhjeve presidenciale,” tha Valerie Pecresse, zëdhënësja e qeverisë për dy rundet e zgjedhjeve që do të mbahen më 22 prill dhe 6 maj.
Sarkozy kishte shpalosur propozime të tilla pasi Mohamed Merah i armatosur vrau tre paratrupa, një rabin dhe tre fëmijët hebrenj në tri raste të shtënave gjatë tetë ditëve në qytetet jugore të Tuluzë dhe Montauban në mars. /Guardian/Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit