4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Etërit e sotëm kalojnë vetëm 56 minuta në ditë me bijtë e tyre

Më të lexuarat

Një numër i madh i etërve për shkak të tensionit në punë janë aq të lodhur sa që nuk kanë forcë të shoqërohen me djemtë, ndërsa një e treta e tyre pranon që marrëdhënien me fëmijët e mbajnë përmes SMS-ëve.

Gjysma e etërve modern konsideron se si lidhja me bijtë është gjë e së kaluarës. Me të birin kalojnë mesatarisht 56 minuta në ditë, tregon studimi i kompanisë amerikane, e cila merret me prodhimin e videolojërave Bandai.com. Gati 18 për qind të tyre me fëmijën shoqërohen 15 minuta apo më pak në ditë, bën të ditur “Daily Mail”.

Një e treta mbështetet në telefonat mobilë, ndërsa 20 për qind e etërve lidhjen me të birin e mbajnë përmes mesazheve SMS. Rreth 84 për qind dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë me fëmijët, ndërsa 79 për qind dëshirojnë lidhje më të fortë. Një e treta konsiderojnë që presioni në punë është më i lartë se asnjëherë, ndërsa 44 për qind janë të aq të lodhur sa që nuk mund të shoqërohen me të birin, vërteton studimi.

Rreth 88 për qind e etërve më të rinj se 25 vjeç thonë që për shkak të tensionit në vendin e punës nuk kanë kohë për të kaluar me të birin, ndërsa 100 për qind e tyre dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënie më të mirë me bijtë. Aktivitetet më të dashura në të cilat lidhen etërit dhe bijtë janë loja me lodra për 49 për qind të tyre, marrja me sportin për 47 për qind, shkuarja në kinema 45 për qind dhe leximi për 44 për qind.

Një e katërta e etërve pranon që nuk kanë kaluar kohë kualitative me të birin në disa javët e fundit, ndërsa një e treta me të birin shoqërohen më pak se sa janë shoqëruar ata me etërit e tyre.

“Etërit çdo ditë punojnë gjithnjë e më shumë, prandaj është e rëndësishme të gjendet kohë për shoqërimin me fëmijët”, shpjegon psikologia Kairen Cullen.

Lidhja e suksesshme me fëmijën

– Loja me fëmijën është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për etërit. Shfrytëzojeni kohën e bukur, qëndroni sa më shumë në hapësira të hapura dhe luani kudo që të mbërrini;

– Nxisni fëmijët të kenë mendimin e tyre, sepse kjo do t’i ndihmojë të zhvillojnë vetëbesimin;

– Tregoni se sa i rëndësishëm është fëmija për ju, dhe nëse keni më shumë, çdonjërit prej tyre kushtojani disa minuta vetëm për vetëm;

– Relaksohuni dhe “lëshohuni” në nivelin e tyre;

– Vetëm fëmijët jetojnë për momentin, prandaj – kthehuni në fëmijëri dhe shijoni sa më shumë që të mundeni;

– Loja do të ndihmojë fëmijët që më lehtë të përballen me situatat që i presin në jetë. Gjatë lojës zhvillohet rritja e vërtetë emocionale;

– Koha të cilën e kaloni me fëmijë derisa janë të vegjël do të krijojë marrëdhënie më të fortë në të ardhmen;

– Lëreni imagjinatën të lirë dhe luani me lojëra të imagjinuara;

– Duke investuar kohë në fëmijë do të krijoni njeriun i cili do të veprojë në mënyrë të njëjtë edhe me fëmijët e vet;

– Sa më shumë që shijoni në lojën me fëmijët, më lehtë do t’i mbushni “bateritë” dhe do të fitoni energjinë për t’u përballur me stresin në punë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit