1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tenderët ‘familjarё’ të Komunës së Prishtinës

Më të lexuarat

Kompania “All Zone” që viteve të fundit po i ‘gëlltit’ tenderët e Komunës së Prishtinës, ka një ‘msit’ të mundshëm brenda komunës, që kryetari Isa Mustafa mund të merret vesh fare lehtë me të, që të rregullojё punën e tenderëve.
Kjo kompani ka marrë punë milionëshe për ndërtimin e shesheve të Prishtinës. Burime të Gazetës “Lajm” bëjnë të ditur se Ragip Zymberi është baba i Valon Zymberit, pronarit të kompanisë “All Zone”.
Po sipas burimeve të gazetës, Ragipi është Zyrtar për Logjistikë dhe Furnizim për mjete në Drejtorinё e Arsimit të Komunës së Prishtinës.
Ndërkohë, zëdhënësi i Komunës, Asdren Osaj, nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë nëse Ragip Zymberi është babai i pronarit të “All Zone”, por ka pranuar se një emër i tillë është në listat e komunës si i punësuar.
“Një Ragip Zymberi është punëtor i Komunës. Nuk mund të konfirmoj asgjë se babai i kujt është ai, pasi që nuk e di. Por, edhe po qe se është në komunë, prokurimi funksionon sipas Ligjit të Prokurimit Publik. Madje, rast i transparencës së mirë nga ana e komunës është edhe konfirmimi pozitiv i Organit Shqyrtues të Prokurimit në favor të komunës, kur mori vendim për të hedhur poshtë ankesën e kompanisë “Paradiso”, ka thënë Osaj.
Komuna më datë 21 qershor të këtij viti ka rekomanduar për kontratë operatorët “All Zone”, “Gërguri”, “Zysken Trans” me çmim prej 2 milionё e 279 mijë euro. Por që, një vit më herët, “All Zonë” ka fituar tenderin për ndërtimin e Sheshit “Ibrahim Rugova”, së bashku me kompaninë “ABC”.
Por, kjo e fundit pas fillimit të ndërtimit të sheshit është tërhequr nga gara. Vlera totale e kontratës është mbi 4 milionë. Kompania “All Zone” këto ditë është shpallur fituese edhe për tenderin “ Ndërtimi i sheshit “Zahir Pajaziti””. Vlera e kësaj kontrate është 4 milionë e 772 mijë euro.
Në vitin 2009, komuna kishte shpallur tender me katër pjesë për furnizim me katër automjete për brigadën e zjarrfikësve. Fitues i tenderit pati dalë “Pro Trade”, që njëherësh është pronë e familjes Zymberi, me një çmim prej 78 mijë euro për njërin kamion dhe 98 mijë për tjetrin, po ashtu pjesën tjetër e pati fituar “All Zone” në një vlerë prej 298 mijë e 440 qind euro për shitjen e një kamioni. Por, Auditori Gjeneral pati vërejtur se “All Zone” pati “mashtruar” komunën me çmim më të lartë se çmimi real për 27 herë më shumë.
E njëjta kompani ka fituar tender për të njëjtin qëllim edhe në vitin 2008, në një vlerë kontrate prej 60 mijë eurove. Prokurimi komunal nuk e ka sanksionuar këtë kompani, përkundrazi, e ka shpërblyer edhe me tender.
Të njëjtit pronarë para dy vitesh me kompaninë “Pro Trade” kanë marrë me koncesion nënkalimin në lagjen “Pejton”. Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, pronare e kompanisë “Pro Trade” është Syzana Zymberi. Kurse, pronarë të “All Zone” janë Valon Zymberi, Besnik Zymberi, Bekim Idrizi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit