0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kurdët e Irakut kërkojnë ndihmë financiare nga SHBA

Më të lexuarat

Autoritetet në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut, iu kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për t’i ndihmuar me qëllim të lehtësimit të krizës buxhetore të shkaktuar nga lufta kundër grupit militant Shteti Islamik.

Krizë të madhe sipas tyre, është si rezultat i zhvendosjes së mijëra njerëzve njerëzve dhe rënies enorme të çmimit të naftës.

Falah Mustafa Bakir, udhëheqës i Departamentit për Mardhënie me Jashtë në qeverinë rajonale, i ka thënë agjencisë AFP, se pa ndihmën e SHBA-së apo aleatëve të saj, forcat kurde do ta kenë të pamundur luftën ndaj Shtetit Islamik.

Bakir i cili gjendet në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara së bashku me zyrtarë të tjerë kurdë, ka thënë se se ka kërkuar nga Pentagoni ndihmë për të mbuluar shpenzimet e luftëtarëve kurdë.

Zyrtarët gjithashtu shpresojnë se Departamenti i Shtetit apo USAID, do të mund t’i ofrojnë para qeverisë kurde për t’iu dhënë ndihmë më shumë se 1.8 milion njerëzve të zhvendosur nga luftimet.

“Ata janë duke u marrë seriozisht me këtë çështje dhe po bëjnë përpjekje për të parë se çfarë lloj ndihme mund të ofrojnë”, ka thënë Bakir.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit