4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

300 familje të fshatit Skifter të Vitisë përballen me mungesë uji

Më të lexuarat

Me gjithë investimet prej qindra mijë eurosh mjete të Komisionit Evropian dhe të banorëve nga viti 2006, fshati Skifter (ish-Gjylekari) i Vitisë, është tërësisht pa ujë të pijshëm.

 E, kjo ka ngjallur reagime të banorëve, pasi kërkojnë nga institucionet komunale, që të gjendet një zgjidhje, që ky projekt me vlerë të madhe për këtë fshat të funksionojë normalisht. Menderez Ramadani, aktivist i fshatit, ka thënë se Komuna ka obligim që të kujdeset për furnizimin me ujë në këtë lokalitet. Ndërsa banorët për mungesë ujësjellësi po detyrohen që të gjejnë forma të tjera për furnizim. “Ujësjellësi i fshatit që është rregulluar në projektin e përbashkët me kanalizimin me donacione të Komisionit Evropian, ka kushtuar  870 mijë euro dhe fatkeqësisht ujësjellësi normalisht ka funksionuar, kurse tashti është plotësisht jashtë sistemit”, ka thënë Ramadani. Ai ka njoftuar se për problemin e mosfunksionimit të këtij ujësjellësi ka deponuar një lëndë në gjykatë, por askush deri tashti nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit