1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dominanca shqiptare gjatë Perandorisë Osmane

Më të lexuarat

Perandoria Osmane i konsideroi shqiptarët si partnerë të tyre në qeverisje, i konsideronin si pjesë të veten në miletin musliman. Fjala milet dmth komb, bashkësi. Për osmanët kombi i përgjigjej përkatësisë fetare, kështu muslimanët boshnjak, turq, shqiptar flisnin gjuhë të ndryshme, tradita kulturore të ndryshme por prapë se prapë konsideroheshin pjesë e të njejtit popull. Perandoria Osmane duke qenë se u shtri shumë gjeografikisht, i nevojiteshin rekrutë të rinj. Kështu krahas vendeve të tjera, pati rekrutime edhe nga rradhët e shqiptarëve. Nga ky kontigjent veçoheshin shqiptarët pasi shquheshin për luftëtarë por edhe si strategë të mëdhenj. Ata më besnikët ngjitnin shkallët në administratën shtetërore osmane dhe nëse citojmë burimet historike ata u bënë edhe kryevezirë. Nëse i referohemi historianit turk Abdul Kadir Ozcan i cili thekson se “Perandoria Osmane pati plot 34 kryevezirë (kryeministra) gjatë periudhës së ekzistencës së kësaj fuqie botërore, thënë ndryshe ato qëndruan në krye të qeverisë afërsisht 100 vjet ose 1/6 e kohës së ekzistencës së kësaj perandorie”. I pari kryevezir që erdhi në pushtet ishte Koço Daut Pasha në vitin 1493. Shekulli i XVI njihet edhe si shekulli i kryevezirëve shqiptarë ku pati 7 të tillë. Gjatë këtij shekulli kryeministri me i madh me origjinë shqiptare ne Perandorinë Osmane ishte Lutfi Pasha, i cili para se të vihej në krye të qeverisë mori pjesë në luftë me sulltan Sulejmanin në lindje e në perëndim. Ai zbuloi dhe luajti rol në formimin e arkitekt Sinanit (me origjinë shqiptare) Nuk mund të lë pa përmendur edhe Qyprylynjtë që qeverisën për 3 breza rresht. Kryeministri i fundit shqiptar ishte Demet Ferit Pasha në kohën e Sulltan Abdul Hamidit të II. Ai u zgjodh plot 5 herë dhe ishte gjithnjë prezent në momentet më delikate që kjo perandori po kalonte. Pra shqiptarët ishin ata që integroheshin në Perandorinë Osmane, vetë popullësia muslimane dhe besnikëria e tyre bëri që krahasuar me fqinjët të dallohej në sytë e sulltanit. Siç thash më heret, ne ishim në pozicionin më të lartë të dytët pas Sulltanit. Në këtë rast po citoj Dr.Dritan Egro: ” Shumë autorë të asaj kohe thonin si është e mundur kjo dominancë e shqiptarve?”. Atëherë këta vezir shqiptarë tradhëtuan popullin e tyre? Element tjetër që pseudohistorianët dhe të tjerët me prirje të caktuar trumpetojnë është gjuha, shkollat shqipe; ne mësojmë se Perandoria Osmane nuk lejoi hapjen e shkollave shqipe, duke ju referuar periudhës 5 shekullore. Në këtë rast po citoj Dr. Olsi Jazxhi i cili thotë “Historiografia shqiptare kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni u ndërtua mbi aspektin e mitit, mitin e gjuhës..Osmanët nuk na lejuan ti hapim shkollat shqipe; ai përmend: Mihal Gramenon i cili tha populli shqiptar nuk donin ta mësonin gjuhën shqipe, kur i thonin merreni mësone ata largoheshin dhe thoshin nuk kemi nevojë”. Po e përfundoj me thënien e Thanas Floqit i cili ishte firmëtar i Aktit të Pavarësisë në Vlorë ” Tani e bëmë Shqipërinë, por duhet ti bëjmë edhe shqiptarët”. Unë them se duke e kundërshtuar Perandorinë Osmane nuk bëhemi ma shqiptarë, por as duke e mbrojtur atë nuk bëhemi ma muslimanë, duhet dalur përtej kornizave, jo siç shihet tani për tani historiografia jonë, e izoluar nga studjuesit e huaj. Përgaditi: Zekirja Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit