-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHBA – Gordon: Gulenin duhet ta paketojmë urgjentisht në Turqi

Më të lexuarat

Ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Jeffrey D. Gordon, deklaroi se Fethullah Guleni duhet t’i dorëzohet Turqisë dhe të paguajë në Ankara për gjithçka ka bërë.

Në një artikull të tijin, publikuar në gazetën amerikane “The Hill”, Gordon thekson se garantimi i sigurisë është bërë tepër i vështirë pas sulmeve terroriste, si ato të 11 shtatorit, Maratonës së Bostonit dhe së fundmi ato në San-Bernardino.
Prandaj, shton ai, ne s’kemi nevojë për ndihmën e personave apo institucioneve, që shfrytëzojnë fenë për të ndërtuar një tarikat (sekt) personal.
Pasi vë në pah se struktura paralele “fsheh sjelljet kriminale të saj nën petkun e fesë”, ish-zëdhënësi i Pentagonit bën komentin: “Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi duhet ta shohin urgjentisht këtë gjë. Ne duhet t’i paketojmë ata (Gulenin dhe rrethin e tij) menjëherë.”
Gordon përmend faktin se Turqia ka lëshuar fletarrestim për Fethullah Gulenin në lidhje me një sërë akuzash, ndërsa tërheq vëmendjen se nuk duhet t’i dilet për zot një strukture, e cila kërcënon Turqinë aleate të NATO-s.
Ai shkruan se në SHBA janë 120 shkolla (me marrëveshje) të lidhura me strukturën paralele dhe se në këto shkolla, që financohen me taksat e qytetarëve amerikanë, “injektohen mendime, të cilat mbrojnë ide ekstremiste, siç është trajnimi i grave si qytetarë të dorës së dytë”.
Për më tepër, vijon ai, këto shkolla janë përzierë në afera korrupsioni.
“Zyra Federale e Hetimeve (FBI) po heton mbi një sërë çështjesh në lidhje me shumë shkolla të varura nga Guleni në SHBA, ku ia vlen të përmenden keqpërdorimi i fondeve publike dhe mënyrat e dyshimta, me të cilat shumë mësues të rinj sillen për të punuar në këto shkolla. Në Pensilvani, kundër Fethullah Gulenit është hapur gjyq me akuzat për shkelje të ndryshme të të drejtave të njeriut”, nënvizon ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
I pensionuar nga Forcat Detare të SHBA-ve me gradën nënkolonel flote, Jeffrey D. Gordon ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të Pentagonit në periudhat e sekretarëve Donald Rumsfeld dhe Robert Gates, gjatë viteve 2005-2009.
Pas largimit nga kjo detyrë, Gordon ka punuar si këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare pranë disa kandidatëve presidencialë republikanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit