-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kush është kosovari që depërtoi me markën e vet në tregun botëror të orëve

Më të lexuarat

Djaloshi i ri orëndreqës nga Gjeneva, Rexhep Rexhepi, ekspozon orët e tij në objekte luksoze të kryeqyteteve në mbarë botën. Albinfo.ch ishte në sipërmarrjen e tij, në lokalet e punës në Gjenevë

Sapo arrita në objektin e ri të madh dhe të qetë të “Akrivia” në Gjenevë, themeluesi Rexhep Rexhepi menjëherë na paraqet bashkëpunëtorët e tij. Me të parë moshën e ekipit të krijohet më shumë përshtypja se gjendesh në një Start up të web-it. Por, sapo kryhen prezantimet, shumë shpejt kupton se kemi të bëjmë me një ekip të specializuar dhe se nëse llogarisim përvojën e të treve së bashku, aty bëhen tridhjetë vjet përvojë. Themeluesi vetë i ka dedikuar më shumë se gjysmën e jetës së tij pasionit për orë. Në moshën 14-vjeçare ai filloi profesionin e tij në firmën prestigjioze “Patek Pilippe”. Por, takimi i tij me orët dhe interesimi i  tij kishte filluar shumë më herët dhe larg Zvicrës.

Rexhepi tregon: “Takimi im i parë me një orë zvicerane ka ndodhur në Kosovë, ishte ora e babait tim. E mbaj mend se ishte një Tissot. Në atë kohë babai im punonte në Zvicër dhe na vizitonte vetëm gjatë pushimeve. Çdo herë unë e merrja orën e tij dhe dëgjoja tik-takun e saj. Disa herë përpiqesha ta hapja, por nuk arrija. Në fakt, vetëm sa arrija ta gërvishja orën”, rrëfen ai për albinfo.ch.

E sjell babain para aktit të kryer, bëhet orëndreqës

Në vitin 1998 filloi lufta në Kosovë dhe babai vendosi ta sillte familjen e tij në Zvicër. Rexhepi, atëherë 12-vjeçar, i përshtatet shumë shpejt sistemit shkollor të Gjenevës dhe merr rezultate të mira. Për zhgënjimin e babait të tij, i cili e kishte paracaktuar atë në një karrierë avokati, Rexhepi vendosi të bëjë një zanat për orëndreqës. Atë e kishte inkurajuar një fqinj i tij, aktiv në profesion dhe një mik, i cili tashmë kishte filluar zanatin. Babai i tij nuk e kuptonte një zgjedhje të tillë, por djali e vuri para aktit të kryer dhe u detyrua ta pranonte. Djali i tij ishte pranuar në firmën e orës më prestigjioze në botë, një mundësi që nuk mund ta humbte.
Dy vjet më vonë, Rexhepi, i vendosur në sektorin e kontrollit të cilësisë, sheh të kalojë në duart e tij të ashtuquajturën orë Tourbillon, e prodhuar nga Patek Phillipe. Aty i lind ideja, ndërsa mbetet i ngrirë dhe admirues gjatë 45 minutave, aty i lind ideja se një ditë edhe ai do të ketë një orë të tillë.

Furnizues i kompanisë “Hublot”

Pasi që përfundon trajnimin e tij në Patek Philippe, Rexhepi rri ende dy vjet në fabrikë përpara se të vendosë të përjetojë  përvoja të tjera profesionale. Ai arrin në BNB Concept, një nënkontraktues dhe furnizues i kompanisë së orëve Hublot. Pas një viti, në moshën 21-vjeçare, ai bëhet shef ekipi, duke u bërë përgjegjës për dërgimin e produkteve që plotësojnë cilësinë e kërkuar, menaxhues, trajnues i ekipit të tij dhe përgjegjës i prodhimeve me defekte.
Pas 3 vjet me BNB Concept, ai shkon te shtëpia prodhuese François Paul Journe, një emër tjetër i orëve me cilësi të lartë, ku pas dy vjet shërbimi vendos më në fund se ishte koha për të filluar diçka vetë. Në moshën 25-vjeçare ai krijoi markën e tij “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “saktësi”. Orëndreqësi shpjegon për albinfo.ch: “Unë e kam ndërmarrë këtë hap, sepse doja të krijoja orë, pa qenë i kufizuar si punonjës”.
Sa për emrin dhe origjinën e tij, para se të hynte në këtë fushë, Rexhepi pranon se i druhej paragjykimeve. Por, në fund të fundit, nuk është personi ai që ka rëndësi, por ora që prodhon, pa marrë parasysh se kush e bën atë. Rexhepi na rikujton se  Antoni Patek  dhe  Adrien  Phillip, themeluesit  e Patek Phillip, ishin të dytë me  origjinë të huaj dhe sot askush nuk ua vë mendjen.

Modelet e tij, në Dubai dhe Tokio

Me katër modele, marka është e ekspozuar tashmë në kryeqytetet luksoze, duke përfshirë Dubain dhe Tokion. Gjithashtu në vitin 2015, modeli “Tourbillon  chiming Shko  Hour”  u përzgjodh për çmimin Grand Prix d’horlogerie de Genève në katogirnë “Sonnerie”. Në faqen e internetit në lidhje me ngjarjen kjo orë përshkruhet sikur të jetë një realizim i kryer falë një teknike dhe estetike të vërtetë.
Në të vërtetë, përsosmëria teknike dhe estetike janë dy elemente që  Rexhepi i merr me zemër. Ai shpjegon se me kalimin e kohës, për arsye të kostos, detajet e bukura kanë tendencë të zhduken. Ai, i cili dogji fazat në karrierën e tij, nuk ngurron kurrë sa herë vjen puna për të krijuar një orë. Një shembull shumë i plotë i themeluesit shpjegon këtë gjë:  “Aktualisht, me  rërë, për dy ose tre minuta puna mund të kryhet. Megjithatë, ne vazhdojmë të përdorim metodën tradicionale, e cila vetëm katër deri në tetë orë mundëson arritjen e rezultatit të dëshiruar, një gjë që do të dallojë orën tonë në syrin e një koleksionuesi të rryer. “Një tjetër tipar i markës  sonë është simetria e modeleve, diçka që mbetet e rrallë në treg.
Hapi tjetër për “Akrivia” është prodhimi i një modeli të ri të thjeshtë (orë, minuta, sekonda).
Një prodhim i veçantë i kufizuar me dhjetë copa, fitimi i njërës prej të cilave do t’i dhurohet një shoqate për bamirësi. Sa për të ardhmen e kompanisë, zoti Rexhepi thotë se dëshiron të mbajë një strukturë të vogël. Vëllai i tij i vogël, Xhevdet Rexhepi, i cili sapo ka mbaruar zanatin, i është bashkuar ekipit. Sipërmarrësi i ri pohon se dëshiron të mbajë një atmosferë familjare.

Me markën e tij në moshën 25 vjeçare
Në moshën 25-vjeçare ai krijoi markën e tij “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “saktësi”. Orëndreqësi shpjegon: “Unë e kam ndërmarrë këtë hap, sepse doja të krijoja orë, pa qenë i kufizuar si punonjës”.
Sa për emrin dhe orgjinën e tij, para se të hynte në këtë fushë, Rexhepi pranon se i druhej paragjykimeve. Por, në fund të fundit, nuk është personi ai që ka rëndësi, por ora që prodhon, pa marrë parasysh se kush e bën atë. Rexhepi na rikujton se  Antoni Patek  dhe  Adrien  Phillip, themeluesit  e Patek Phillip, ishin të dytë me  origjinë të huaj dhe sot askush nuk ua vë mendjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit