4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

LDK-ja ndihet e tradhtuar nga Thaçi

Më të lexuarat

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se te çështja e presidentes janë tradhtuar nga ana e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi.

“Tradhtia brina nuk ka”, ka thënë Beqiri. Por për tradhtinë e kryeministrit Thaçi, LDK-ja thotë se ka përgjigje.

“Ne do të insistojmë që komisionet në reformën zgjedhore dhe kushtetuese ta bëjnë punë e tyre dhe të përcillen në Kuvend të gjitha ato ndryshime edhe ato që kanë të bëjnë me presidenten dhe sigurisht është vota ajo që do të ndodhë. Atëherë do të ketë bllokadë, nuk do të ecet më tutje, sikundër që është një shenjë e keqe se me disa njerëz në Kosovë nuk mund të bësh asnjëherë marrëveshje, sepse nuk e mbajnë fjalën”, ka thënë Beqiri. Duke e cilësuar si mendim politik vlerësimin e Kushtetueses, Beqiri ka shtuar se kryeministri Thaçi është lojtari kryesor në gjithë këtë çështje.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit