-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

I kërcënojnë azilantët kosovarë me pushkë automatike

Më të lexuarat

​Në një qendër azili në Waghäusel (qarku Karlsruhe), landi Baden Württemberg, Gjermani, dy persona ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar me një pushkë automatike dy refugjatë kosovarë, banorë të kësaj qendre
Kjo ka ndodhur në natën në mes të të dielës dhe të hënës, shrkuan gazeta «Rhein-Neckar-Zeitung».Dy personat e panjohur kishin rënë në sy me qëndrimin e tyre me biçikleta natën, para ndërtesës së kampit të azlit. Dhe kur dy kosovarët, njëri 20 e tjetri 21 vjeçar i kishin pyetur për arsyet, njëri prej personave në fjalë i kishte kërcënuar duke ua drejtuar pushkën automatike, transmeton albinfo.ch.

Përkundër masave të shumta që mori policia, përfshirë këtu edhe angazhimin e helikopterit dhe kamerës me rreze infra të kuqe, dy personat ia dolën të iknin këmbë pa u rënë në gjurmë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit