1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Philip Gordon sot në Kosovë

Më të lexuarat

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, nga dje ndodhet në Beograd, ndërsa sot pritet të vizitojë edhe Prishtinën në kuadër të një turneu që po zhvillon në disa vende të Evropës. Në Beograd aisot do të takojë presidentin Tomisllav Nikoliq, mandatarin e Qeverisë, Ivica Daçiq, dhe ish presidentin, Boris Tadiq.

Gordon parë qëndroi në Kroaci prej nga theksoi se Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ai tha se as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Evropian nuk presin që Serbia të njohë tash Kosovën, por ta njohë realitetin e ri atje.

Gordon porositi nga Kroacia se nuk pret që qysh në këtë fazë Serbia ta njohë Kosovën, por duhet pranuar faktin e ekzistimit të Kosovës sovrane dhe të pavarur. Sipas tij, SHBA ja aktualisht pret vetëm normalizim të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.

Gordon njëkohësisht do të ofrojë përkrahjen e SHBA së për formimin e qeverisë së re serbe, e cila do të duhet të respektojë stabilitetin dhe raportet konstruktive me Kosovën.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit