1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

KFOR-i mohon se janë mbyllur rrugët alternative në veri

Më të lexuarat

KFOR-i ka hedhur poshtë informacionet e publikuara, sipas të cilave ai sot ka mbyllur të gjitha rrugët alternative në pikën kufitare Jarinje.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i tha Radio Kosovës se informacionet e tilla nuk janë të vërteta: “ Ky informacion nuk është i saktë dhe nuk konfirmohet nga KFOR-i. Është një informacion i gabuar”, sqaron Novicki.

KFOR-i ka mbyllur rrugët alternative në veri

Leposaviq, Jarinje  – KFOR-i ka vënë në zbatim urdhrin e lëshuar nga krahu jugor i NATO-së me seli në Napoli të Italisë, duke mbyllur të gjitha rrugët alternative në pikëkalimin kufitar në Jarinje. Operacioni i KFOR-it është zhvilluar të martën në orët e vonshme duke bërë mbylljen e të gjitha rrugëve alternative kanë njoftuar burime të gazetës Koha Ditore. Sipas këtyre burimeve, situata në këtë pikë kufitare është e qetë ndërsa që në anën serbe të kufirit janë mbledhur disa serbë dhe janë duke qëndruar të qetë. Rrugë ilegale nga Kosova në Serbi janë hapur gjatë verës së shkuar nga grupe kriminale dhe terroriste serb. Në këtë pjesë të Kosovës gjinden rreth 12 rrugë alternative-ilegale në të cilat grupet kriminale serb bëjnë kontrabandimin e mallrave nga Serbia ën Kosovë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit