0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Indonezia jep alarmin për cunami

Më të lexuarat

Indonezia ka dhënë alarmin për cunami ditën e mërkurë, pas një tërmeti të fuqishëm që ndodhur në ujërat e provincës Açeh, me shkallë preliminare prej 8.9 shkallësh.


Nëpërmjet mediave sociale, njerëz të shumtë kanë thënë se dridhjet janë ndier në Singapor, Tajlandë, Malejzi dhe Indi.
Qendra e Alarmit për Cunami në Paqësor, me seli në Hauai, ka njoftuar se alarmed janë në efekt për Indonezinë, Shri Lankën, Australinë, Birmaninë, Tajlandën, Maldivet dhe ishujt tjerë të Oqeanit Indian, për Malejzinë, Pakistanin, Somalinë, Omanin, Iranin, Bangladeshin, Kenian, Afrikën Jugore dhe Singaportin.
Alarmi për cunamin nënkupton se ka gjasa potenciale për cunami, por nuk e nënkupton një gjë të këtillë domosdoshmërisht.
Më 26 dhjetor të vitit 2004, një tërmet gjigant prej 9.1 shkallësh, shkaktoi një cunami në Oqeanin Paqësor, gjatë të cilit u vranë 230,000 njerëz, shumica dërmuese prej tyre ishin viktima që pësuan në provincën Açeh të Indonezisë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit