3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

RRËFEHET MUJA

Më të lexuarat

Nëse gjykata thotë se unë e kam blerë çmimin e cilësisë, menjëherë jap dorëheqje, largohem nga Kosova dhe e lë amanet që as varrin mos ta kem këtu. Por, kjo s’do të ndodhë, pasi që krejt këto janë shpifje. Kemi bërë punë të mëdha dhe kemi vepruar sipas ligjit. Këtë e dëshmon edhe raporti i auditorit. Milazim Krasniqin e kam pasur mik, por konsideroj se ai dhe disa të tjerë po veprojnë si shpirtngushtë. Mujë Rugova, rektor i UP’së.

M. Rugova: Këto janë gjëra të cilat nuk mund të ndodhin në botën e civilizuar. Nuk ka kurrfarë teorie që të ndodhë një gjë e tillë dhe askush nuk ka një dëshmi të vetme, e cila vërteton këtë.

Posedojmë dokumentacion të cilin e kemi dërguar ne vetë si menaxhment në gjykatë, këtë e kemi bërë pas gjithë asaj zhurme për asgjë, që të studiohet dhe vërtetohet në detaje secila frazë e komunikimit me samitin internacional të cilësisë dhe unë e pres përgjigjen e gjykatës.

Në qoftë se del vendimi i gjykatës që unë kam blerë çmim për të mashtruar këtë popull, unë duhet të jap dorëheqje. Madje kurrë nuk do të jetoj në Kosovë dhe do të lë amanet as varr këtu mos me pas. Prandaj kjo është shpifje e cila m’i kujton vitet e zeza të forcave kriminale që janë përpjekur ta shantazhojnë dhe zhdukin këtë popull dhe çdo gjë tjetër që ka qenë në dobi të këtij populli. Njerëzit, të cilët janë marrë me këtë punë dhe janë përpjekur ta përgojojnë dhe ta përlyejnë këtë Universitet nëpërmjet këtyre shpifjeve, për një mirënjohje që e jep Samiti Ndërkombëtar për një cilësi për një periudhë të caktuar kohore, nuk ia duan të mirën Kosovës.

Shuma për të cilën është përfolur është bërë për anëtarësim (participation fee) edhe do të shërbejë edhe për dy vitet e ardhshme, dhe të gjitha shantazhet tjera janë të paqëndrueshme dhe shumë të ulëta.

Ky çmim i është dhënë institucionit dhe jo individit, prandaj duhet të mësohemi të duam dhe të punojmë për këtë institucion e jo ta shantazhojmë. Nuk ka institucion në Kosovë që nuk ka paguar pagesë për anëtarësim, mund t’i pyesni një nga një. Prandaj nuk duhet bërë jehonë gjerave negative dhe të pasakta…kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit