✍ Shejhu thotë:
Pra, nuk ka asnjë çështje të pakuptueshme në sheriat (legjislacion), por problemi vjen nga njerëzit, ose për shkak të mungesës së kuptimit, ose për shkak të neglizhencës në kërkimin e dijes dhe udhëzimit, ose arsye të tjera që kanë shkaktuar mbulimin e zemrave të tyre aq sa nuk e shohin më të vërtetën.
Pra, mund të ndodhë që një njeri të mos jetë neglizhent apo i mangët në kuptim, përkudrazi mund të gëzojë kuptim të fortë dhe dije, por problemi mund të qëndrojë tek zemra e tij që është mbushur me mëkate që e pengojnë nga e vërteta. Prandaj, kur njeriut i duket e vështirë një çështje pas shqyrtimit dhe ndjekjes së fjalëve të dijetarëve, ai duhet të kërkojë shumë falje, sepse kërkimi i faljes nga Allahu i fshin mëkatet dhe mbase Allahu e ndriçon zemrën e këtij njeriu. Kjo që thamë mund të përfitohet nga fjala e Allahut të Lartësuar që thotë: “Ne ta kemi zbritur ty Librin me të drejtë, që t’i gjykosh njerëzit me atë që të ka mësuar Allahu; prandaj mos u dil kurrë në krah tradhtarëve. Dhe kërko falje nga Allahu; vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”
Gjithashtu argumentohet me fjalën e Tij të Lartësuar: “Por jo! Ajo që kanë fituar i ka mbuluar zemrat e tyre.”
Pra, mëkatet i kanë bllokuar zemrat derisa nuk e shohin më të vërtetën dhe thonë: “Këto janë vetëm përralla të të parëve.”
Pra mëkatet i penguan zemrat që të shihnin të vërtetën derisa thanë për këto fakte: “Janë përralla të të parëve.”
📚 Tefsiri i sures Ja-sin fq 14-15.
Fatjon Isufi
