Si të edukosh fëmijë dhe si t’i mbrosh ata nga spektaklet televizive ku ‘të famshmit’ sillen si kafshë – zhvishen e bëjnë dashuri ku t’u vijë!
Dhe si të mbrosh vlera familjare në një shoqëri ku ka ‘gazazhde’, në të cilat mund të futesh pa të pyetur njeri se cili je dhe gruan e kujt e ke në makinë!?
Po, bëhet gjithnjë e më e rëndë të edukosh fëmijë e të ruash vlera njerëzore në një shoqëri ku dikush përfiton edhe nga tradhtia bashkëshortore, aty ku vlerat civilizuese i përcaktojnë njerëzit që jo vetëm trupin, por edhe trurin e kanë të mbushur me silikon dhe botoks. (Kim Mehmeti)
