E pohuar nga vetë ata: asnjë mrekulli nuk do ta shpëtojë Izraelin, kolapsi është çështje kohe

Më të lexuarat

Gabimi historik: moskrijimi i një Kushtetute dhe statusi i veçantë për hebrenjtë ultra-ortodoksë

Ndërs Izraeli vazhdon sulmet e ashpra në Liban, Bregun Perëndimor dhe Gaza, analistët izraelitë paralajmërojnë se rënia e shtetit është vetëm çështje kohe.

Ata argumentojnë se problemi më i madh i vendit nuk është një kundërshtar i jashtëm, por iluzioni i rremë i sigurisë dhe i gatishmërisë ushtarake, duke e krahasuar situatën aktuale me tragjedinë e Titanikut.

Gjenerali i njohur izraelit Yitzhak Brik, një nga kritikët më të zëshëm të qeverisë Netanyahu dhe udhëheqjes ushtarake, paralajmëron për një shembje të pashmangshme të shtetit. Brik e krahason shoqërinë izraelite me pasagjerët e Titanikut, të cilët festonin në kuvertë pak minuta para se të përplaseshin me ajsbergun.

Sipas tij, Izraeli ndodhet në buzë të humnerës dhe duhet të ndalojë së mbështeturi në shpresa të rreme. Brik argumenton se udhëheqja politike dhe ushtarake po paraqesin një tablo suksesi që nuk përputhet me realitetin operational.

Ushtria e sotme po lufton vetëm kundër kërcënimeve të kufizuara. Testi i vërtetë do të jetë kur të hapen disa fronte të njëkohshme, me sulme masive me raketa, dëmtime të infrastrukturës kritike dhe shterim të rezervave.

Atëherë do të zbulohet nëse gatishmëria e deklaruar ishte e vërtetë apo nëse fshihte dobësi të thella. Më tej, ai kritikon dobësitë strukturore të ushtrisë izraelite (IDF). Forcat tokësore janë dobësuar vitet e fundit për shkak të fokusit të tepruar te forcat ajrore dhe teknologjia, ndërsa stërvitja e rezervistëve ka rënë.

Brik thekson gjithashtu se lufta në Gaza nuk i ka arritur qëllimet strategjike. Hamasi vepron ende si forcë guerile dhe po e konsumon Izraelin më shumë nga sa pranohet zyrtarisht.

Ai paralajmëron se Izraeli nuk është i përgatitur për një krizë të përgjithësuar që do të përfshinte Libanin, Iranin, Sirinë, Jemenin dhe Bregun Perëndimor njëkohësisht.

Ndërkohë nalisti ushtarak dhe gazetari Avi Ashkenazi përdor një metaforë tjetër: nëse shteti do të ishte një qenie njerëzore, ai do të ishte urgjentisht në reanimacion, duke luftuar për jetën ndërsa agjentë toksikë shkatërrojnë sistemin e tij imunitar.

Megjithatë, Izraeli po përballet me një shembje sistemike të institucioneve të tij. Sipas Ashkenazit, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka humbur jo vetëm gjykimin, por edhe çdo barrierë institucionale që duhet të kufizonte pushtetin e tij të pakufizuar.

Ditët e fundit në parlamentin izraelit (Knesset) dëshmojnë një “shitje” të institucioneve, vlerave shtetërore dhe sigurisë kombëtare për përfitime politike të brendshme.

Si shembuj të këtij falimentimi moral, ai përmend projektligjin për rekrutimin, ku qeveria injoroi paralajmërimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, duke barazuar studentët e shkollave fetare me ushtarët e IDF-së.

Ashkenazi thekson se gabimi historik i David Ben-Gurionit ishte moskrijimi i një Kushtetute dhe dhënia e statusit të veçantë hebrenjve ultra-ortodoksë (Haredi), duke i përjashtuar ata nga shërbimi ushtarak.

Shteti i Izraelit u ndërtua mbi strukturën e ushtrisë si mjet integrimi dhe identiteti të përbashkët. Sot, për shkak të vendimeve politike, rreth 18 për qind e popullsisë kërkon përjashtim total nga shërbimi.

Ky vendim po e shpërbën ushtrinë dhe po nxit qytetarët e tjerë të pyesin nëse ia vlen më të shërbehet në ushtri. Kur qeveria dominon aparatin ushtarak dhe ky i fundit nuk do të mundet më të përmbushë misionin e tij, atëherë e gjithë struktura e Izraelit do të jetë rrënuar plotësisht. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit