Shejh Isam Hadi: Si më edukoi shejh Albani me dituri, urtësi dhe përulësi

Më të lexuarat

Shejh Isam Hadi flet për shejh Albanin (Allahu e mëshiroftë)

Shejhu (Allahu e ruajttë) ka thënë:

Shejhu ynë  Allahu e mëshiroftë më këshillonte shpesh, si në çështjet e dijes, ashtu edhe në jetën personale dhe shoqërore.

Ai kishte marrë pjesë në disa prej hutbeve të mia të xhumasë dhe të Bajramit. Pas përfundimit të hutbeve, më lavdëronte para vëllezërve. Mirëpo, kur shkoja në shtëpinë e tij dhe mbetesha vetëm me të, më jepte këshilla të vyera, pa të cilat një hatib dhe një kërkues i dijes nuk mund të bëjnë. Kam përfituar jashtëzakonisht shumë prej tyre.

Një herë mori pjesë në një hutbe timen rreth riteve të haxhit dhe, pas saj, më lavdëroi. Më vonë, shejh Ebu Lejla el-Etherij i tha: Sot na mungove (domethënë në xhaminë e dajës tonë, Ebu Malikut. Allahu e shëroftë dhe i dhëntë shëndet!).

Shejhu ynë iu përgjigj:

— Sot e fala namazin te Isami.

Ebu Lejla e pyeti:

— Si e gjete?

Shejhu u përgjigj:

— Sikur të isha unë.
(Ose tha: Sikur të ishte ai unë. Nuk e mbaj mend saktësisht formulimin.)

Atë mbrëmje shkova për ta vizituar. Tek ai ndodheshin disa kërkues të dijes. Kur përfundoi mexhlisi dhe u ngrita të largohesha me të tjerët, ai më kapi për dore, më uli pranë vetes dhe tha:

— Më duhesh pak.

Pasi dolën të gjithë, më tha:

“Suneti është i rëndë për njerëzit; prandaj mos ua bëni edhe më të rëndë. Filloni me njerëzit hap pas hapi dhe mos ua paraqitni të vërtetën të gjithën menjëherë.”

Sa i përket çështjeve shkencore, ai më thoshte:

“Mos u mbështet në gjykimet e librit ‘Takribu et-Tehdhib’ sikur të ishin të padiskutueshme. Hulumto, kthehu te librat e biografive të transmetuesve dhe mos u mjafto vetëm me ‘Tehdhibin’.”

Pastaj më solli një shembull. Më tha se, në biografinë e Mahmud ibën Adem el-Mervezi në librin Tehdhib, nëse i referohesh vetëm atij libri, do të gjesh vetëm vlerësimin pozitiv të Ibën Hibbanit. Mirëpo, nëse kthehesh te libri El-Xherh ue et-Ta’dil, do të shohësh se edhe Ebu Hatimi dhe Ebu Zur’ah e kanë cilësuar atë si transmetues të besueshëm.

Po ashtu më porositi:

“Kur të jesh i pavendosur mes dy zgjedhjeve, mos u nxito. Lëre çështjen, fli dhe në mëngjes mendoje përsëri. Pastaj zgjidh atë që të duket më e drejtë.”

Një herë tjetër më pyeti:

— A rrini në dhomën e ndenjjes, ndërsa i mbani të ndezura dritat në të gjitha dhomat e shtëpisë?

I thashë:

— Po.

Ai tha:

“Po sikur babai yt t’ju thoshte: ‘Fikini të gjitha dritat, përveç asaj të dhomës ku ndodheni’, ju do të thoshit: ‘Babai ynë është koprrac.’ Por çfarë dobie ka t’i mbani të gjitha dritat të ndezura? Nuk ka asnjë dobi. Fatkeqësisht, ju nuk e keni jetuar jetën tonë, as varfërinë dhe nevojën që kemi përjetuar ne.

A e di se babai im ma blinte sandalen ose këpucën vetëm pas shumë mundi dhe lodhjeje? Dhe unë duhej ta ruaja gjatë gjithë vitit, sepse nëse prishej, ai nuk kishte mundësi të më blinte një palë tjetër.

Prandaj, në dimër i vishnim këpucët, por kur arrinim te ndonjë pellg uji, i hiqnim dhe e kalonim ujin zbathur, nga frika se mos na dëmtoheshin këpucët.

Këtë jetë ju nuk e keni jetuar. Për këtë arsye nuk e dini vlerën e një qindarke dhe as sa shumë lodhet një baba për ta fituar atë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit