Hamad bin Khalifa Al Thani dhe lindja e Al Jazeeras: Historia e vizionit që ndryshoi median arabe

Më të lexuarat

“Al Jazeera… dhe Themeluesi”

Dokumentari “Al Jazeera… dhe Themeluesi” dokumenton rolin e emirit të ndjerë, shejh Hamad bin Khalifa Al Thani (Allahu e mëshiroftë), në themelimin e rrjetit mediatik Al Jazeera dhe në drejtimin e tij drejt arritjeve të mëdha rajonale dhe një pozite udhëheqëse në nivel botëror.

Në këtë dokumentar, Ahmed Mansur, së bashku me 20 prej themeluesve dhe figurave më të njohura të Al Jazeeras, rrëfen vizionin e emirit të ndjerë për ndërtimin e lavdisë mediatike të arabëve, si dhe metodologjinë e tij për ta çliruar njeriun arab nga dominimi dhe njëanshmëria e medias perëndimore, në mënyrë që “popujt arabë t’i shohin çështjet e tyre dhe botën përreth me sytë e tyre, e jo me sytë e të tjerëve.”

Figurat kryesore të Al Jazeeras zbuluan gjithashtu se emiri i ndjerë ishte zotuar t’i siguronte mbrojtje dhe imunitet administratës së Al Jazeeras dhe ekipit të saj ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme. Ata vlerësuan vendimin e tij politik për të garantuar pavarësinë e kanalit dhe për ta mbrojtur atë nga ndërhyrjet shtetërore, me kusht që ai të respektonte saktësinë, ndershmërinë, besueshmërinë dhe objektivitetin në punën e tij.

Ata theksuan se as qeveria e Katarit, as kryeministri dhe as ministrat e saj nuk gëzonin imunitet ndaj kritikës në ekranin e Al Jazeeras, njësoj si çdo zyrtar tjetër arab apo ndërkombëtar.

Guximi i kanalit në trajtimin e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare shkaktoi zemërim të madh në Perëndim. Sipas gazetës britanike Daily Mail, ky zemërim arriti deri në atë pikë sa presidenti amerikan George W. Bush, në vitin 2004, kishte menduar bombardimin e selisë së Al Jazeeras në Katar dhe shkatërrimin e saj me forcë ushtarake.

Emiri i ndjerë deklaronte se Al Jazeera ua kishte pamundësuar vrasësve fshehjen e krimeve të tyre, ua kishte pamundësuar të dështuarve fshehjen e dështimeve të tyre, ishte rreshtuar në anën e së vërtetës dhe të njeriut, kishte krijuar ekuilibër përmes motos së saj “Mendimi dhe mendimi tjetër”, dhe e kishte shndërruar median në një dialog njerëzor mes palëve të ndryshme, e jo në imponimin e një pale mbi të tjerat.

Emiri i ndjerë i Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani, realizoi arritje të paprecedenta në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjatë periudhës së sundimit të tij, nga viti 1995 deri në vitin 2013. Megjithatë, rrjeti Al Jazeera mbetet simboli më i spikatur i projekteve dhe i arritjeve të tij historike, politike dhe mediatike.

Dokumentari përfundon me amanetin e themeluesit drejtuar drejtuesve të Al Jazeeras: të jenë gjithmonë në anën e njeriut, të vazhdojnë misionin e tyre fisnik si dëshmitarë të së vërtetës dhe zë i sinqeritetit, si edhe të vënë ndërgjegjen e botës përballë përgjegjësisë së saj.

Mund ta shikoni dokumentarin këtu:

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit