Këshilla e Shejh Ebu Is’hak el-Huvejnit për heshtjen, paqen dhe mendimin e mirë ndaj vëllezërve

Më të lexuarat

Shejh Ebu Is’hak el-Huvejni (Allahu e mëshiroftë) thotë:

Pasi ua them këtë vëllezërve të mi, nxënësve të mi dhe atyre që ndjekin të njëjtën metodologji si unë:

Nëse sheh një njeri që më akuzon mua ose akuzon cilindo tjetër, ndërkohë që ti e di se ajo akuzë është e pavërtetë ose e pabazë, atëherë mjafton ta hedhësh poshtë atë akuzë.

Por nëse e sheh se ai vazhdon të nxisë polemika dhe nuk dëshiron të ndalet, atëherë hesht ose largohu dhe mos thuaj më asgjë.

Në fund, unë u them vëllezërve të mi: Sa më përket mua dhe personit tim, unë jam njeri i paqes me vëllezërit e mi.

Çdokush që më njeh nga afër e di se kjo është një bindje fetare për mua, se vërtet jam paqësor me vëllezërit e mi dhe se nuk flas keq për asnjërin prej tyre.

Përkundrazi, unë ndjek këtë metodë: nëse kam mundësi të arrij tek ai, e pyes drejtpërdrejt. E nëse nuk kam mundësi të arrij tek ai, atëherë fjalët e tij i interpretoj në kuptimin më të mirë të mundshëm dhe them: “Ndoshta ka pasur për qëllim këtë”, ose: “Ndoshta ka dashur të thotë këtë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit