Forcat izraelite vazhdojnë operacionet në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit dhe kuadrit të tërheqjes të sponsorizuar nga SHBA-ja.
Ushtria izraelite shkatërron dhe djegë shtëpitë në jug të Libanin si pjesë e shkeljeve të përditshme të marrëveshjes kornizë të nënshkruar midis Tel Avivit dhe Bejrutit, njoftoi sot agjencia kombëtare libaneze e lajmeve (NNA), transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve, forcat izraelite po shkatërrojnë dhe djegin shtëpitë në lagjet jugore të vendbanimit Hadatha. Të dielën, forcat izraelite kryen një shpërthim të madh në vendbanimin jugor Bint Jbeil.
Zhvillimet e fundit erdhën pavarësisht një armëpushimi që ka qenë në fuqi që nga nëntori 2024 dhe një marrëveshjeje të sponsorizuar nga SHBA-ja e nënshkruar më 26 qershor 2026, duke parashikuar tërheqje graduale të Izraelit nga i gjithë territori i pushtuar libanez.
Izraeli vazhdon të pushtojë zona në jug të Libanit, disa për dekada dhe të tjera që nga lufta 2023-2024. Gjatë luftës së fundit, forcat izraelite avancuan më shumë se 10 kilometra në territorin libanez.
