Hoxha nga Skenderaj, Elbasan Xani, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë një i ri austriak ka pranuar fenë islame.
Sipas Xanit, i riu kishte kryer një hulumtim të sinqertë dhe të thellë rreth Islamit, para se të vendoste ta pranonte fenë islame me vullnetin e tij të lirë.
“Prej bereqeteve të para gjatë qëndrimit tim në Austri ishte konvertimi në Islam i një të riu austriak, i cili, pas një hulumtimi të sinqertë dhe të thellë rreth Islamit, me vullnetin e tij të lirë e pranoi fenë islame, duke e gjetur atë si fenë e vërtetë”, ka shkruar Xani.
Ai ka treguar se të pranishmit ishin dëshmitarë të një momenti emocional gjatë shqiptimit të shehadetit.
“Ishim dëshmitarë të çasteve shumë prekëse dhe përjetuam emocione të veçanta gjatë shqiptimit të shehadetit. Lus Allahun e Madhëruar ta forcojë në fe, ta udhëzojë gjithmonë në rrugën e drejtë, t’ia lehtësojë mësimin dhe praktikimin e Islamit dhe ta bëjë shkak që nëpërmjet tij të udhëzohen edhe të tjerë”, ka shtuar ai.
Në fund të postimit, Xani e ka cilësuar këtë ngjarje si një mirësi të madhe, duke shkruar: “Elhamdulilah për këtë mirësi të madhe!”
/zyrtare.net/
