Historia përsëritet, në sast se ajo harroet | Mes Srebrenicës dhe Gazës

Më të lexuarat

Historia përsëritet, në sast se ajo harroet:

Mes Srebrenicës dhe Gazës:
Historia është mësuesi më i mirë, por vetëm për ata që dëshirojnë të mësojnë.
Nëse ajo injorohet, tragjeditë e saj kthehen përsëri, shpesh më të rënda dhe më të dhimbshme.

Në vitin 1995, në Srebrenicë, mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u masakruan nën sytë e botës, në një zonë që duhej të ishte “e sigurt”.
Heshtja ndërkombëtare dhe dështimi për të vepruar bënë që një popull të zhdukej në vetëm pak ditë.

Sot, Gaza është nën flakë, që orej tre vitesh. Qindra mijëra civilë jetojnë nën bomba dhe rrethim, ndërsa bota përsëri shikon, flet pak, ose hesht.
Ngjashmëria me Srebrenicën është tronditëse: padrejtësi ndaj të pafajshmëve, indiferencë e botës, dhe një histori që po përsëritet.

Nëse nuk mësojmë nga e kaluara, jemi të dënuar të përsërisim gabimet e saj. Srebrenica duhet të na kishte mësuar. Gaza duhet të na zgjojë. Ndryshe, do të jemi bashkëfajtorë jo vetëm me heshtjen tonë, por edhe me harresën tonë.

Historia nuk është për t’u harruar, por për t’u reflektuar. Kush nuk mëson, do vuajë sërish.

Dr. Fatmir Strumi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit