“Padituria u kish verbuar sytë Evropjanëvet, edhe kur ndodhesh nonjë që të vinte të mësonte diturit e Arabëvet, priftëria e diqte të gjallë duke i marrë për magistricë (magjistar). Më së fundi Arapët u pushtuan në Spanjë.
Edhe priftëria dogji bashkë me njerëzit gjithë vivllat’e tyre, e nga gjith ajo qytetëri s’mbet as një shkëndijë.
Evropjanët, duke vajtur e duke ardhur n’Egjypt’e në Syri për të luftuar, sollën n’Evropë shumë gjëra të vjejtura të bëra prej arapëve me shumë mjeshtëri.Tregëtarët e Venetisë e të Gjenovës me të parë këto plaçka, zunë të bënin një tregëti të paprerë me Syrin’e me Egjyptën.
Pas tregëtisë erth edhe dituria; shkronjat e Avisenit, të Albugazit e të tjerë të diturë arabë zunë të ktheheshin në latinishte, edhe të mësohen kaqëkohë nëpër gjithë shkollat e Evropës”
Sami Frasheri në librin “Shqipria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”
