Një mijë ditë gjenocid në Gaza

Më të lexuarat

Zyra Qeveritare për Media në Gaza, me rastin e kalimit të 1.000 ditëve nga lufta e gjenocidit izraelit, publikoi këto të dhëna:

◾️ Izraeli ka hedhur mbi 223 mijë ton eksplozivë mbi Rripin e Gazës.

◾️ Janë vrarë 73.066 palestinezë, janë plagosur 173.514 të tjerë, ndërsa 9.500 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

◾️ Humbjet e drejtpërdrejta fillestare të shkaktuara nga lufta e gjenocidit vlerësohen në rreth 80 miliardë dollarë.

◾️ Janë shkatërruar 38 spitale dhe 96 qendra të kujdesit shëndetësor, ndërsa janë sulmuar 197 autoambulanca.

◾️ Lufta ka lënë pas 58.800 fëmijë jetimë.

◾️ Të gjitha shkollat në Rripin e Gazës kanë pësuar dëmtime. Mbi 620.000 nxënës janë privuar nga arsimi, ndërsa janë vrarë më shumë se 20.000 nxënës dhe 830 mësues e punonjës të arsimit.

◾️ Janë shkatërruar plotësisht 1.047 xhami, janë dëmtuar pjesërisht 210 xhami, janë sulmuar 3 kisha, janë shkatërruar 40 varreza, ndërsa janë vjedhur më shumë se 2.450 trupa nga varrezat.

◾️ Izraeli ka shkatërruar plotësisht 335.000 ndërtesa dhe njësi banimi, si dhe 87% të tokave bujqësore.

◾️ Janë goditur më shumë se 208 objekte arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore, janë shkatërruar 253 objekte qeveritare, si dhe 292 objekte publike, stadiume dhe salla sportive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit