Milazim Krasniqi në “Kombi i Rrezikuar nga Vetvetja”: Historia kundër propagandës deislamizuese

Më të lexuarat

“Kosova terë kujtesën e saj shqiptare e ka të lidhur me identitetin fetar islam, e pakta që nga fundi i shekullit XIV. Kjo kujtesë nuk mund të fshihet me kurrfare inxhinieringu propagandistik e madje as policor. Rrjedhimisht, gjatë tërë kesaj historie mbi gjashtë shekullore e posaçërisht në periudhën e formimit te kombit shqiptar, nga gjysma e shekullit XIX e pjesa e parë e shekullit XX, nuk ka ndonjë ngjarje të shënuar me parashenjë të komunitetit katolik shqiptar, e cila do të kishte peshë në kombformimin shqiptar në Kosove. Katolikët shqiptarë të Kosovës kanë qenë pjesë perbërese e levizjes kombëtare, por jo vulëmbajtes të saj. Vulëmbajtes të lëvizjeve kombëtare që nga Lidhja e Prizrenit, kryengritja e vitit 1912, lëvizja kaçake, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Lëvizja Nacionaldemokratike Shqiptare e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me shumicë absolute kanë qenë pjesëtarë te familjeve shqiptare muslimane.
Kosova e sotme e pavarur eshtë rezultat i atyre kontributeve dhe e atyre sakrificave. Ato nuk janë berë për ta deislamizuar Kosovën, po për ta bërë perjetsisht nje toke shgiptare dhe nje shtet të suksesshëm shgiptar. Kete realitet historik e aktual nuk mund ta ndryshojnë as falsifikuesit më të pafytyré te organizatave te sotme hibride islamofobike, që trumbetojne deislamizmin e Kosovës.
Absurditet mè vete paraget fakti se keta fanatike të çartur, po kerkojne krishterizimin e shgiptarëve të Kosovës, gjoja në emër të vlerave europiane, kristiane. Ndërsa realiteti ne Europe eshtë se ka së paku dy shekuj që vetë Europa eshtë sekulare. Rrymat e mëdha filozofike, kulturore, artistike e ideologjike si Iluminizmi, Romantizmi, Modernizmi, Liberalizmi, Posmodernizmi, Globalizmi, nuk kanë lidhje doktrinare me krishterimin. Në fakt janë opozicion e diskontinuitet me Krishterimin, kanë lindur si produkte të shkeputjes nga dogma kristiane. I vetmi shtet kristian në Europë është Vatikani. Pra, nëse këta staliniste të fantaksur po duan të futen nën ombrellen e Vatikanit, kjo eshtë një iniciativë kryqtare e jo vlerè e sotme europiane.”

Prof. Milazim Krasniqi, “Kombi i Rrezikuar nga Vetvetja”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit