Fikhu Hanefi dhe formimi i aftësisë për trajtimin e çështjeve Bëbashkëkohore (Nevazil)

Më të lexuarat

O vëllai im musliman i mençur!

Dije (Allahu të udhëzoftë dhe të të japë sukses) se një nga veçoritë më të mëdha të fikhut hanefi është kujdesi i veçantë ndaj fikhut të çështjeve të reja (nevazil), nxjerrja e degëve juridike nga parimet themelore dhe stërvitja e mendjes juridike për të konceptuar saktë çështjet, për të kuptuar shkaqet e tyre dhe për t’i zbatuar dispozitat fetare mbi realitetin e tyre sipas rregullave dhe parimeve të Sheriatit.

Shkolla hanefite nuk është thjesht një grumbull dispozitash të shpërndara që duhen memorizuar, por është një shkollë që ndërton aftësinë juridike. Ajo i mëson studentit të dijes se si ta përfytyrojë saktë një çështje të re, si ta lidhë atë me bazën e saj juridike, si të dallojë mes rasteve të ngjashme dhe si të marrë në konsideratë zakonin (urf-in), nevojën dhe pasojat e një gjykimi, pa dalë jashtë autoritetit të teksteve fetare dhe pa u shkëputur nga rregullat e Sheriatit.

Prandaj, studenti i dijes që zotëron mjetet e analizës dhe synon të fitojë një aftësi të qëndrueshme në dhënien e fetvave dhe në trajtimin e çështjeve bashkëkohore, duhet të njihet me metodologjinë hanefite në nxjerrjen e dispozitave dhe në istinbat (deduktimin juridik), si dhe të lexojë veprat themelore të tyre në fikh dhe usul el-fikh. Kjo jo për fanatizëm ndaj tyre dhe as për ta ngritur një medhheb mbi të tjerët, por për të përfituar nga një shkollë madhështore e fikhut suni.

Medhhebi hanefi është një portë e gjerë për të kuptuar fikun e realitetit të rregulluar nga Sheriati dhe për të formuar një mendje juridike të aftë të përballet me ngjarjet dhe çështjet e reja duke u mbështetur në parimet, rregullat dhe objektivat e Sheriatit.

Ai që privohet nga njohja e kësaj shkolle, humbet një mirësi të madhe prej hollësive të fikhut, metodave të nxjerrjes së dispozitave dhe mënyrave të zbatimit të tyre mbi çështjet e reja.

Metoda e drejtë është që të përfitojmë nga fikhu hanefi pa fanatizëm, t’ia ruajmë vendin dhe vlerën pa e shenjtëruar, dhe ta bashkojmë atë me dijen dhe hulumtimin që gjendet në tre medhhebet e tjera sunite. Kështu plotësohen mjetet e të kuptuarit për studentin e dijes, forcohet aftësia e tij për të dhënë fetva dhe ai arrin të bashkojë mes fikhut të tekstit dhe fikhut të zbatimit praktik të tij në realitet.

✍️ Abdullah el-Etheri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit