Thyhet protokolli në Kupën e Botës për shkak të flamurit të Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Përkundër protokollit të zakonshëm para ndeshjeve të Kupës së Botës, ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Uruguajit solli një moment të veçantë që ngjalli kureshtjen e tifozëve para fillimit të takimit.

Para se lojtarët të rreshtoheshin, flamuri saudit🇸🇦 u pa i mbajtur lart nga bartësit e flamujve, ndërsa mungoi skena e zakonshme ku flamuri shtrihet në fushë, siç ndodh me flamujt e tjerë kombëtarë.

Arsyeja lidhet me faktin se flamuri i Arabisë Saudite🇸🇦 përmban shehadetin: La ilahe il-lAll-llah Muhammedun ResulAll-llah, që përmban deklaratën islame të besimit, gjë që i jep atij një status të veçantë sa i përket mënyrës së trajtimit dhe respektimit të tij.

Për këtë arsye, FIFA vendosi që flamuri saudit të mbahej i ngritur dhe të mos vendosej në tokë gjatë ceremonisë para ndeshjes, në respekt të simbolikës fetare që përmban.

/Eljasa Mahmudi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit