Kur Beogradi kishte qindra xhami dhe dhjetëra mijëra myslimanë

Më të lexuarat

Sipas udhëtarit të madh osman, Evlia Çelebiut, i cili qëndroi në Beograd në vitin 1660, Beogradi në atë kohë kishte rreth 98.000 banorë, prej të cilëve 21.000 nuk ishin myslimanë.

Në atë kohë, në Beograd, përveç objekteve publike, kishte:

* 7 banja publike (hamame),
* rreth 7000 banja shtëpiake (hamame),
* 6 karvansaraje,
* 21 hanë tregtarë,
* dhe 217 mesxhide e xhami.

Evlia Çelebiu ka lënë emrat e 35 xhamive në të cilat falej namazi i xhumasë dhe të 12 mesxhideve.

Gjeografi osman Haxhi Kalfa ka shënuar se në Beograd kishte 100 xhami, ndërsa orientalistit të njohur, të ndjerit Hazim Shabanoviq, mendonte se në atë kohë në Beograd ndodheshin 75–80 xhami.

Në atë kohë, Beogradi ishte i ndarë në lagje (mahalla).

12 Safar 1087 H.
(1676 sipas kalendarit gregorian)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit