SA QARTË DALIN NDONJËHERË KËTO SHENJA

Më të lexuarat

Profeti ﷺ, duke treguar disa prej cilësive më të shëmtuara të nifakut, tha:

«آيَةُ الْمُنَافِقِ ثَلَاثٌ:
إِذَا حَدَّثَ كَذَبَ،
وَإِذَا وَعَدَ أَخْلَفَ،
وَإِذَا خَاصَمَ فَجَرَ»

“Shenja e munafikut janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, e thyen premtimin; dhe kur kundërshton apo hyn në armiqësi, kalon kufijtë.”
— Sahih al-Bukhari dhe Sahih Muslim

Ky hadith nuk flet thjesht për disa gabime të zakonshme njerëzore, por për cilësi që tregojnë prishjen e zemrës dhe dobësinë e moralit e të imanit.

Munafiku nuk ndërton marrëdhëniet mbi sinqeritetin dhe frikën ndaj Allahut, prandaj:
– kur flet, nuk e sheh problem të gënjejë;
– kur premton, nuk e sheh amanetin si përgjegjësi;
– ndërsa kur zemërohet apo hyn në konflikt, humbet çdo kufi moral.

Dhe kjo pjesa e fundit është prej shenjave më të rrezikshme. Sepse shumë njerëz mund të duken të qetë, të sjellshëm dhe të matur përderisa interesat e tyre janë në rregull. Por realiteti i moralit të njeriut shfaqet sidomos në çastin e konfliktit dhe zemërimit.

Prandaj Profeti ﷺ tha: “Kur hyn në konflikt, kalon kufijtë.” Pra: nuk mjaftohet vetëm me mbrojtjen e vetes apo sqarimin e së vërtetës, por fillon:
– të shpifë,
– të shtrembërojë fjalët,
– të mohojë të mirat e tjetrit,
– të nxjerrë sekrete,
– të ofendojë,
– të akuzojë padrejtësisht,
– madje ndonjëherë të përdorë edhe fenë dhe pozitën si armë për hakmarrje personale.

Ai nuk kërkon më të vërtetën; por kërkon të mundë kundërshtarin me çdo mënyrë. Dhe këtu qëndron dallimi i madh mes besimtarit dhe munafikut.

Besimtari mund të zemërohet,mund të kundërshtojë,madje mund të debatojë fort për të vërtetën, por ai përpiqet të mos dalë nga drejtësia.

Urrejtja nuk e shtyn të bëjë padrejtësi. Mospajtimi nuk e shtyn të gënjejë. Dhe konflikti nuk e shtyn të humbasë frikën ndaj Allahut.

Prandaj Allahu tha:

﴿وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلَّا تَعْدِلُوا ۚ اعْدِلُوا هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى﴾

“Le të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli që të mos mbani drejtësi. Jini të drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë.” (El-Maide,

Sa njerëz prishen pikërisht te kjo pikë: kur janë të kënaqur flasin mirë, por kur zemërohen zbulojnë realitetin e zemrës së tyre. Atëherë dalin:
– padrejtësia,
– hakmarrja,
– fjalët e pista,
– shpifja,
– dhe shkelja e çdo kufiri.

Prandaj selefët e konsideronin ruajtjen e drejtësisë gjatë konfliktit prej shenjave më të forta të devotshmërisë dhe fisnikërisë së shpirtit.

O Allah na ruaj zemrat nga hipokrizia dhe na ruaj nderin nga hipokritët!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit