Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka deklaruar se Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ka kërkuar në mënyrë sekrete një urdhërarrest ndaj tij, duke e quajtur këtë veprim “shpallje lufte”.
Smotrich paralajmëroi masa hakmarrëse kundër Autoritetit Palestinez dhe njoftoi se ka urdhëruar evakuimin e fshatit beduin palestinez Khan al-Ahmar në Bregun Perëndimor të pushtuar
Sipas tij, “Autoriteti Palestinez ka nisur luftë dhe do të marrë luftë”, shkruan reuters.
