Vendosmëria e Shejkh Albanit në burg

Më të lexuarat

“M’u caktua nga Kaderi hyjnor që të burgosesha në vitin 1389 hixhri (1969), së bashku me një numër dijetarësh, pa asnjë faj që kishim kryer, përveç thirrjes drejt Islamit dhe mësimit të tij njerëzve.
Kështu, u dërgova në burgun e Kalasë dhe në të tjerë në Damask, pastaj u lirova pas një kohe, vetëm që të dërgohesha sërish dhe të internohesha në ishull, ku kalova disa muaj në burg, duke i llogaritur ato për hir të Allahut.

E Allahu deshi që me vete të mos kisha asgjë tjetër përveç librit tim të dashur, “Sahih Muslim”, një laps dhe një gomë. Aty iu përkushtova realizimit të dëshirës sime për ta përmbledhur dhe përpunuar atë, dhe e përfundova këtë punë brenda rreth tre muajsh.
Punoja ditë e natë, pa lodhje e pa mërzi.

Kështu, ajo që armiqtë e umetit synuan si ndëshkim ndaj nesh, u shndërrua në një mirësi për ne, nga e cila përfitojnë nxënësit e dijes muslimanë kudo që ndodhen.

Falënderimi i takon Allahut, me mirësinë e të Cilit përmbushen veprat e mira.”

📚 Jeta e dijetarit Albanî – Allahu e mëshiroftë – sipas rrëfimit të tij (fq. 14)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit