Trump sfidon sërish kufijtë e etikës fetare: Imazhi i gjeneruar nga AI që e krahason me Krishtin nxit debate globale

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në Truth Social një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku paraqitet në një rol të ngjashëm me Krishtin duke kryer një “mrekulli shërimi”. Postimi, i bërë më 12 prill 2026, u bë viral dhe shkaktoi polemika të mëdha për shkak të përdorimit të figurave fetare të kombinuara me simbole patriotike dhe ushtarake si flamuri amerikan dhe avionët luftarakë.

Postimi erdhi pas kritikave të Trump ndaj Papa Leos XIV, të cilin e quajti të dobët në politikën e jashtme dhe të keq në luftën kundër krimit, duke krijuar tension rreth qëndrimeve për Iranin dhe emigracionin. Kritikat ndaj imazhit e cilësuan atë si blasfemik, ndërsa disa e panë si simbolikë të lidershipit të tij. Ky nuk është rasti i parë, pasi në vitin 2025 ai kishte postuar edhe imazhe të ngjashme me veshje papale pas vdekjes së Papa Françeskut, gjë që po ashtu shkaktoi reagime të forta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit