Presidenti i ShBA-së, Donald Trump sinjalizoi të enjten se sulme të mëtejshme ndaj infrastrukturës kritike në Iran mund të jenë të afërta.
“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja (deri tani!) kudo në botë, as nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Urat e radhës, pastaj termocentralet! Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë duhet bërë dhe duhet bërë shpejt!”, shkroi Trumpi në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”.