Mesazhe nga Kurani – A je ndalur ndonjëherë… të shohësh ushqimin që ke para vetes, para se ta fusësh në gojë? | Surja Abese

Më të lexuarat

Surja Abese
Mesazh për zemrën tënde

Allahu i Madhëruar ka thënë: ﴿Le të shikojë njeriu ushqimin e tij﴾ Nuk tha: le të hajë… por tha: le të shikojë.

Sikur Allahu dëshiron të zgjojë tek ne një kuptim tjetër, ndryshe nga ai që jemi mësuar në përditshmërinë tonë ndaj ushqimit… se kjo kafshatë që vendosim në gojë nuk është diçka e thjeshtë siç mendojmë, por një rrugëtim i plotë dhuratash që është vënë në shërbimin tënd, derisa të arrijë tek ti në këtë moment. Sepse nëse vërtet e shikon… nuk do të mund ta hash si më parë…

“Shi” që Allahu e solli nga qielli, që nuk e zotëron dhe nuk e kontrollon… “Tokë” që iu lejua të mbijë, e sikur të donte, do të ndalej… “Diell” që lind në kohën e vet pa e kërkuar ti… “Ajër” që lëviz, dhe jetë që gjallëron çdo gjë… Dhe shkaqe të panumërta që janë vënë në shërbimin tënd, dhe duar që punuan, u lodhën dhe e përcollën atë nga një vend në tjetrin… pa kërkuar ti asgjë nga këto, derisa të arrijë tek ti. Si mund, pas gjithë kësaj… të kalosh sikur nuk është asgjë? Nuk është thjesht një kafshatë… është gjurma e një mëshire të gjatë, që është shtrirë nga qielli derisa është vendosur në duart e tua.

Prandaj shikimi është adhurim… sepse kur zemra sheh, ajo mbushet… dhe kur mbushet, nuk gjen tjetër veçse falënderim.

O Zot, Ty të takon falënderimi, një falënderim i shumtë, i mirë dhe i bekuar. Ty të takon falënderimi për mirësitë e tua të panumërta, dhe Ty të takon mirënjohja për dhuntitë e tua të pafundme. O Allah, na bëj prej falënderuesve që i shohin mirësitë e tua dhe nuk mësohen me to, që i ndjejnë ato dhe nuk bëhen të pavëmendshëm ndaj tyre. O Allah, vazhdoji mbi ne mirësitë e tua, ruaji nga largimi, bekoji për ne dhe largo prej nesh çdo gjë që i prish ato. Kërkojmë mbrojtje tek Ti nga largimi i mirësive të tua, ndryshimi i mirëqenies sate, ardhja e papritur e ndëshkimit tënd dhe nga çdo zemërim i Yti.

Xhelal el-Hamri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit