0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ambasada Amerikane e “godet” Hashim Thaçin. E “heq” nga të gjitha fotografitë më Kerryn (Foto)

Më të lexuarat

Zëvendëskryeminstrit të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi nuk i ka shkuar fare mirë dita e sotme. Ai u “injorua” keq nga Amerika, gjatë vizitës së sotme disa orëshe të sekretarit Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Më saktësisht, është Ambasada Amerikanë në Kosovë, e cila e ka injoruar shumë keq Hashim Thaçin, duke mos e postuar asnjë fotografi të Kerryt me Hashim Thaçin. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për nder të vizitës së Kerryt janë postuar disa fotografi të tij me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me disa studentë kosovarë që kanë studiuar në Amerikë, raporton Gazeta Blic.

“Sekretari i Shtetit, John Kerry vizitoi sot Kosova dhe u takua me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëkryeministrin / ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin dhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stokanovic, ku u diskutua për për çështjet politike dhe bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë, ku në asnjë fotografi të postuar nuk gjendet Hashim Thaçi.

Në anën tjetër, vetë Hashim Thaçi e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme këtë vizitë të sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, derisa ka postuar edhe një fotografi me të.

Hashim Thaçi është duke lobuar në vazhdimësi që të vij në postin e presidentit, ashtu siç e parasheh edhe marrëveshja e koalicionit PDK- LDK, mirëpo për këtë i nevojitet edhe mbështetja e fuqishme ndërkombëtare, e sidomos e SHBA-ve.

Gazeta Blic i publikon të gjitha fotografitë e postuara në faqen zyrtare të Facebookut të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, me rastin e vizitës së sekretarit, Kerry, ku në asnjërën prej tyre nuk figuron Hashim Thaçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit