Kur një term të djeg para se ta kuptosh: rrugëtimi im 25-vjeçar me fjalën “selef” – Nga Prof. Jahja Hondozi

Më të lexuarat

Krejt ata t’cilët, sapo dëgjojnë termin “selefët”, vlojnë përbrenda, qesin tym dhe nuk mujnë me përtyp kurrsesi këtë llaf, ma kujtojnë veten n’vitin ’99/2000, kur jam përball për herë t’parë me këtë ‘bombë’.

M’u ka dok kijamet me e pranu këtë muhabet, sepse e kisha vizatu n’trunin tem se kjo âsht ni “shkollë ekstremiste, fundamentaliste, vehabiste, saudite mendjengushtë e cila s’pranon n’asni rast menim nryshe”.

Për fat t’mirë, nuk jam nal aty, por i kam grah vetë vërtetimit të s’vërtetës, si vërtetist që isha dhe vazhdoj t’jem ithtar i flaktë i medhhebit vërtetist.

Gjatë 25 viteve t’leximit t’literaturës jashtëzakonisht t’begatshme klasike arabe, m’dilshin para syve me qindra e mijëra herë frazat: “قال السلف” (kanë thanë selefët), apo “قال بعض السلف”
(kanë thanë disa selefë) apo “قال أحد السلف” (ka thanë njani prej selefëve).

Atëherë, idenë s’ia kisha as kuptimit t’këtij termi, t’cilin sot për fat t’keq e shkelin me dy kambë disa mendjendritun pa i nda disa sekonda t’jetës s’tyne t’pasun shkencore për me fiqiru se athu ça i bje gjuhësisht “selef”, por n’momentin që e nijnë, vjellin vner e ikin si pej dreqit.

Hiç as n’mendje nuk m’shkon me jua përkthye këtë term, por veç i lus krejt mendimtarët t’shkolluem, mendjehapurit e mendjendriturit, hulumtuesit e vërtetistët t’i shkundin pak faqet e librave klasikë për me i pa me sytë e vet citatet e selefit, e manej me dhanë gjykim objektiv (apo subjektiv!).

Ama, nëse pahiri e kthen antenën kah Strasburgu t’u dasht me u kyç me Bagdadin, ja ke huq n’start vëllaçko.
U dasht me dit krejt n’fillim se n’dyqanin e Apple nuk shiten produkte t’Samsungit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit