-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kosovë, policia arreston deputetin e VV-së, Ismail Kurteshi

Më të lexuarat

Policia e Kosovës para pak çastesh ka arrestuar Ismail Kurteshin, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, me rastin e daljes së tij nga objekti.

Në arrestimin e deputetit Ismail Kurteshi i cili është shoqëruar në polici, kanë marrë pjesë rreth dhjetë policë, ndërsa disa prej tyre civilë.

Pasi u legjitimuan me kërkesën e shoqëruesve të deputetit Kurteshi, ata në mënyrë të qetë vazhduan drejt veturës ndërsa Kurteshi tha se e kupton detyrën e tyre.

“Është me vetëdije…është për të mirën e vendit dhe sigurisht edhe ju do të na bashkoheni dhe do ti bëni të njëjtat veprime…” deklaroi Kurteshi me rastin e shoqërimit të tij nga policia.

Kurteshi ishte njëri nga dy deputetët e opozitës të cilët e kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare, pasi që së bashku me deputetin e Nismës, Haxhi Shalën, kishin hedhur gazin lotsjellës dhe kishin shkaktuar ndërprerjen e punimeve.

Më pas, Kuvendi i Kosovës kishte vazhduar punimet pa prezencën e opozitës e cila është ndaluar nga sigurimi policor i Kuvendit që të hyjë brenda, për çka opozita kishte hedhur gaz lotsjellës edhe në hollin e Kuvendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit