Në Ramazan, njerëzit i pyesin dijetarët për çështje që nuk kanë lidhje direkte me agjërimin apo me Ramazanin.
I pyesin për ngjarje që u kanë ndodhur dekada më parë,
për gjëra nga fëmijëria ose rinia e tyre,
për pasuri që u duken të dyshimta,
për adhurime në të cilat kanë qenë të mangët,
për padrejtësi që kanë bërë,
për të drejta ndaj prindërve,
ndaj fëmijëve,
ndaj fqinjëve,
për një send të humbur që e kanë gjetur,
për një monedhë që e kanë marrë,
e për shumë gjëra të tjera…
Dhe pyetja është:
Pse të gjitha këto pyetje vërshojnë tani?
Pse këto kujtime u zgjuan pikërisht tani?
Çfarë i zgjoi historitë e fjetura në mendjet tona dhe i shkund pluhurin nga faqet tona të harruara?
Kush i solli këto pyetje të së kaluarës që i qortojnë ndërgjegjet tona,
që na gjykojnë historinë,
që kërkojnë në xhepat tanë për mëkatet tona?
Është zgjimi i agjërimit,
që i zgjoi shpirtrat tanë.
Agjërimi që hoqi grumbujt e pluhurit nga pasqyrat e zemrave tona,
dhe ato filluan ta shohin përsëri të kaluarën e tyre.
Mos u trishto për këtë turmë pendimesh, dhimbjesh dhe keqardhjesh.
Ato janë shenjat e një lindjeje të re,
në muajin e shlyerjes së mëkateve dhe të çlirimit nga zjarri.
Janë dhimbjet e përhapjes së jetës në damarët e shpirtrave tanë të tharë.
“Që të bëheni të devotshëm.”
Janë frytet e devotshmërisë, që çelin në shpirtra në formë pendimi, kthimi dhe pyetjesh…
Dr. Abdullah bin BelKasim
