Në mesin e shekullit të kaluar, oficeri i inteligjencës kanadeze William Guy Carr botoi librin e tij kontrovers “Gurët në rregjistrin e shahut” (Pawns in the Game). Në atë kohë, shumë njerëz e konsideruan vizionin e Carr-it si një lloj imagjinate dhe teprim në teoritë konspirative, ku ai pretendonte se historia botërore nuk lëvizet nga vullneti i popujve, por drejtohet nga forca të fshehura që ai i quan “Iluminatët”. Sipas tij, ata i shohin udhëheqësit dhe popujt thjesht si gurë shahu që sakrifikohen për të arritur një qëllim të vetëm: një rend botëror të unifikuar dhe jofetar, të ngritur mbi rrënojat e feve dhe vlerave njerëzore.
Sot, me radhitjen e fakteve tronditëse në dosjen e Jeffrey Epstein, duket se ky libër nuk ishte thjesht një profeci politike apo paralajmërim inteligjence, por një hartë rruge dhe një zbatim i përpiktë i një plani të hartuar më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Filozofia e kontrollit.. kur udhëheqësit kthehen në gurë shahu
Carr shpjegon në librin e tij se kontrolli mbi “gurët e mëdhenj” (udhëheqësit dhe elitat) nuk bëhet vetëm përmes parave, por përmes korruptimit të organizuar. Një person që bie në një ves të dokumentuar bëhet skllav i atij që zotëron provën. Këtu gjejmë lidhjen mahnitëse me ishullin Epstein; rrjedhjet e fundit vërtetuan se ishulli nuk ishte thjesht një vend argëtimi apo rrjet prostitucioni, por një lloj kurthi inteligjence i pajisur me kamera vëzhgimi me saktësi të lartë. Dosjet e Epstein zbuluan se udhëheqësit dhe elitat që drejtojnë botën janë vetë pengjet e shantazhuar në ato dosje.
Një vështrim i shpejtë në listën e zbuluar të Epstein (e cila përfshinte ish-presidentë, fitues të çmimit “Nobel” dhe gjeni të teknologjisë) na bën të kuptojmë se ajo përputhet plotësisht me përshkrimin e “gurëve” që dha Carr. Kontrolli mbi këta njerëz do të thotë kontroll mbi rrjedhën e shkencës, parave, ndërgjegjes dhe politikës ndërkombëtare.
Lufta mbi natyrën njerëzore.. Pse perversioni dhe trazirat?
Një nga pikat më të rrezikshme të librit është pohimi se këto forca kërkojnë të shkatërrojnë fetë si linjën e fundit të mbrojtjes së njerëzimit. Carr pretendon se përhapja e degjenerimit moral dhe perversionit nuk është thjesht liri personale, por një armë strategjike për të çmontuar familjen dhe për të dobësuar ndjenjën fetare.
Dokumentet e Epstein zbuluan praktika rrëqethëse ku përfshiheshin elita botërore që dikur mburreshin me “moralin dhe të drejtat”. Kjo vërteton se ka një shtysë të organizuar drejt normalizimit të vesit, një përpjekje për të thyer barrierën psikologjike të popujve dhe për t’i zhytur ata në një det sprovash morale.
Islami në qendër të planit.. Armiku i fundit
Carr foli hapur se Islami përfaqëson pengesën më të madhe për këtë rend botëror, për shkak të sistemit të tij të plotë legjislativ dhe moral që refuzon vartësinë e pastër materiale. Besimi dhe qëndrueshmëria e bëjnë të vështirë nënshtrimin e popujve muslimanë ndaj vlerave perëndimore të degjeneruara.
Prandaj, plani kërkon nxitjen e tre përballjeve të mëdha, ku më e rrezikshmja është një Luftë e Tretë Botërore e provokuar posaçërisht përmes nxitjes së konfliktit mes Sionizmit politik dhe liderëve të botës islame. Qëllimi nuk është fitorja e njërës palë, por rraskapitja e ndërsjellë deri në kolapsin e shteteve dhe institucioneve.
Nga Hollywood-i te Epstein.. magjepsja e mendjeve
Carr lidh industrinë e medias dhe kinemasë me “anesteziimin” e popujve. Ai pretendon se emri “Hollywood” (Pylli i Shenjtë) i referohet rrënjëve të lashta magjike ku priftërinjtë përdornin shkopinj lisi për ritet e tyre. Sot, kur shohim përfshirjen e ikonave të artit në skandalet e Epstein, kuptojmë pse mesazhet mediatike insistojnë në axhenda që godasin konstantet fetare.
Përballja e madhe.. E vërteta kundër Djallit
Lidhja mes “Gurëve të Shahut” dhe realitetit të ishullit Epstein na vendos para një të vërtete: nuk jemi para një rastësie historike apo krimi moral të një miliarderi të vetëm. Jemi në qendër të një konspiracioni ekzistencial, një sistem i ligësisë transkontinentale që synon fenë dhe natyrën tonë njerëzore.
Dosjet e Epstein kanë hequr maskat. Beteja është mes pasuesve të së vërtetës dhe pasuesve të djallit. Mosdija nuk është më arsyetim. Pyetja mbetet: a do të kuptojmë se jemi gurë në këtë tabelë, apo do të rifitojmë vullnetin tonë duke u kapur pas vlerave tona për të thyer rregullat e lojës?
/Dr. Fida Mansour Al-Jawhari/
