TikTok drejt kontrollit amerikan: rriten largimet e përdoruesve pas ndryshimeve në përmbajtje dhe privatësi

Më të lexuarat

Pas arritjes së një marrëveshjeje të pjesshme në janar 2026 për ristrukturimin e pronësisë së TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ai të vihej nën kontrollin e investitorëve amerikanë, përfshirë Larry Ellison (hebre sionist, themelues dhe një nga drejtuesit kryesorë të kompanisë Oracle), u regjistrua një rritje e ndjeshme e rasteve të fshirjes së aplikacionit nga pajisjet. Përdorues raportuan se kishin filluar të largoheshin nga platforma për shkak të ndryshimeve në mënyrën e menaxhimit të përmbajtjes dhe ndjenjës së imponimit të censurës ose bllokimit të disa videove, veçanërisht atyre me karakter politik, sipas “Al-Araby Al-Jadeed”.

Një raport i publikuar nga faqja TechCrunch zbuloi gjithashtu një gjendje paniku që po përjetojnë shumë përdorues të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përditësimit të fundit të politikës së privatësisë. Kjo erdhi pasi ata morën njoftime brenda aplikacionit lidhur me politikën e privatësisë dhe një dokument të përditësuar të kushteve të përdorimit të aplikacionit, në përputhje me administrimin e projektit të ri të përbashkët të TikTok-ut në Amerikë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit