“Kryeministri Rama është një mik i madh i shtetit hebre, dhe mund të them një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por njerëzit duhet ta dinë se Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që gjatë Holokaustit pati një popullsi hebre brenda Shqipërisë që u rrit, u rrit sepse myslimanët shqiptarë në frymën e moderimit, të tolerancës dhe dinjitetit njerëzor mbrojtën qindra hebre që jetonin në Shqipëri e kështu mirëpritën dhe shumë të tjerë. Ky është shpirti që ju përfaqësoni, kjo është ajo histori që bota duhet ta njohë. Kjo është histori që frymëzon filma, njerëzit duhet të njohin rolin e jashtëzakonshëm dhe moral që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë njerëzore. Kjo është ajo frymë që ju vazhdoni ta ushqeni dhe sot, miku im i mirë Edi, ju qëndroni me kurajo kundër atyre që duan t’ju zmbrapsin, ju qëndruat krah Izraelit kur u sulmuam nga barbarët dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht dhe ju shënjon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj”.
-Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit-
Netanyahu instrumentalizon rolin e Shqipërisë në Holokaust për të justifikuar qëndrimin pro-Izrael të Ramës
