Apple përfundimisht ka mbyllur shërbimin e saj MobileMe, të cilin tashmë e ka zëvendësuar me shërbimin e ri iCloud, ndërsa nëse përdoruesit ende nuk e kanë bërë migrimin e të dhënave në shërbimin e ri, atëherë ata ende mund ta përdorin shërbimin.
Shërbimi i ri i Apple, iCloud synon të zëvendësojë tërësisht MobileMe, edhe pse i njëjti nuk ofron gjithçka që ofrohej nga MobileMe, si për shembull: iDisk, iWeb dhe galerinë.
Përdoruesit ankohen se Apple i aka huqur me iCloud, sepse MobileMe ishte më funksional dhe krijonte një “back-up” për të gjitha fotografitë, ndërsa iCloud vjen më i kufizuar.kohaislame