Papunësia shënoi të hënën një rekord të ri në 17 shtete të Eurozonës.
Zyra për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, njoftoi se në muajin maj është ngritur ne 11.1 për qind papunësia e cila në muajin prill kishte qenë 11 për qind.
Shifrat tregojnë se Spanja vazhdon të ketë shifrën më të lartë të papunësisë me 24.6 për qind të popullatës së saj e cila mbetet e papunë.
Pason Greqia e zhytur në borxhe.
Në tërësi, sipas Eurostatit, 17.6 milion njerëz janë të regjistruar të papunë në Eurozonë gjatë muajit maj e që janë 1.8 milionë më shumë se në muajin paraprak.kohaislame