Pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se Shqipëria nuk është një vend imun ndaj terrorizmit.
Megjithatë ai tha se masat e shtuara të sigurisë nuk kanë lidhje me ndonjë kërcënim konkret.
“Nuk ka rrezik të shtuar, po bashkëpunojmë me partnerët tanë. Masat e shtuara parandaluese janë urdhërura nga kryeministri dhe Ministria e Brendshme”, tha ai.
“Nuk ka nevojë për panik. Duhet të evitojmë panikun e panevojshëm në maksimum”, theksoi Tahiri.
Megjithatë sa për panik, Tahiri ishte i pari që nxitoi pas ngjarjeve të Parisit të publikonte një mesazh “kërcënimi” nga një grupim i quajtur “Brigadat e kuqe”.