Dogma konfuze në një pyetje-përgjigje ku Krijuesi bëhet krijesë dhe anasjelltas
Bota e krishterë po jeton nën atmosferën e Krishtlindjeve, festa e tyre kryesore, e cila përshkohet dhe nga një debat teologjik. Jo ai mbi ditë-datën e lindjes së Krishtit, Profeti Isa në Islam, nëse ka qenë ose jo 25 dhjetori, por mbi ashtin e këtij besimi që është triniteti. Triniteti, dogma kryesore e Krishtërimit, pos që rrënon monoteizmin e pastër të besimit të natyrshën në Zot, por vuan dhe nga një konfuzitet që është shndërruar në sprovën kryesore të një besimtari të krishterë që kërkon qartësim mbi fenë e tij.
Një pyetje-përgjigje e mëposhtme e shpërfaq më së miri këtë:
Kush është Zoti?
I krishteri: Jezusi.
A është Jezusi biri i Marisë?
I krishteri: Po.
Kush e krijoi Marinë?
I krishteri: Zoti.
Dhe kush është Zoti?
I krishteri: Jezusi.
A është Jezusi biri i lindur?
I krishteri: Po.
Kush është babai i tij?
I krishteri: Zoti.
Kush është Zoti?
I krishteri: Jezusi.
A është Jezusi Shërbëtori i Zotit?
I krishteri: Po.
A vdiq Jezusi në kryq?
I krishteri: Po.
A u dërgua Jezusi te njerëzit?
I krishteri: Po.
Kush e dërgoi?
I krishteri: Zoti.
Kush është Zoti?
I krishteri: Jezusi
A u lut Jezusi kur ishte në tokë?
I krishteri: Po.
Kujt iu lut ai?
I krishteri: Zotit.
Kush është Zoti?
I krishteri: Jezusi.
A ka Zoti një fillim?
I krishteri: Jo.
Pra, kush lindi më 25 dhjetor?
I krishteri: Jezusi.
Kush është Zoti?
I krishteri: Jezusi.
Ku është Zoti?
I krishteri: Në qiell.
Sa perëndi ka në qiell?
I krishteri: Vetëm një Zot.
Ku është Jezusi?
I krishteri: Ai ulet në të djathtën e Zotit.
Pra, sa perëndi ka në qiell?
I krishteri: Vetëm një Zot.
Pra, sa perëndi janë ulur?
I krishteri: Vetëm një Zot.
Ku është Jezusi?
I krishteri: Ai ulet pranë Zotit.
A ulen në të njëjtin fron?
I krishteri: Këto fjalë kuptohen vetëm nga ai në të cilin Fryma e Shenjtë ka banuar.
Përkundër kësaj dogme, në Islam, aty ku Jezui, apo Isa në origjinal, është ndër profetët më të ndëruar, ardhur në jetë nga një lindje-mrekulli, pa baba, Zoti jo vetëm është Një dhe i Vetëm, por ai nuk ndan pushtetin më askënd prej krijesave, nuk është baba i askujt dhe nuk ka fëmijë; pikërisht ngaqë është Zot, me të gjitha atributet që i takojnë Zotit, si Krijues e Sundues i Gjithsësisë, pa fillim e pa mbarrim, i Gjallë e i Përjetshën.
Në Kur’an është një sure e tërë me emrin e Marias, Mermejes në origjinal, gruas më të ndershme të botës, ku përshkruhet dhe lindja e Isait pa baba, ku ai në asnjë rast nuk (vetë)quhet bir i Zotit e aq më pak Zot. Pos kësaj, është pikërisht ai që parathotë ardhjen e Profetit të fundit, atij pas tij, Muhamedit. /tesheshi.com/
