3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

SHQIPËRI-KOSOVË, PATRULLIME TË PËRBASHKËTA

Më të lexuarat

Ka nisur në akset kryesore rrugore zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar mes policisë rrugore të Shqipërisë e policisë rrugore të Kosovës.

Ka nisur në akset kryesore rrugore zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar mes policisë rrugore të Shqipërisë e policisë rrugore të Kosovës, për patrullimet e përbashkëta në rrjetin rrugor të vendit për sezonin turistik.

Startin e fillimit të patrullimit të përbashkët e kanë dhënë paraditen e djeshme, në pikën e kalimit kufitar të Morinit, drejtuesit e policisë të të dy shteteve, Vullnet Topalli dhe Sheremet Ahmeti, të cilët përcaktuan të gjithë detajet e shpërndarjes së patrullave të përbashkëta.

“Patrullimi i përbashkët synon një kontroll më efikas në të gjitha akset rrugore me synim lehtësimin e lëvizjes drejt bregdetit”,- u shpreh drejtori i policisë rrugore shqiptare, Vullnet Topalli.

Ndërsa drejtori i divizionit të policisë rrugore të Kosovës, Sheremet Ahmeti tha se një bashkëpunim i tillë jo vetëm minimizon rastet e aksidenteve, por krijon rritjen e bashkëpunimit dy palësh për zgjidhjen e të gjitha problemeve që dalin në këtë periudhë kur fluksi i lëvizjes në të dy anët rritet ndjeshëm.

Patrullimet e përbashkëta do të jenë më të fokusuara në rrugët kombëtare të cilat lidhin bregdetin shqiptar me rajonet e tjera të vendit nga ku fluksi i hyrjeve të shtetasve të huaj është edhe më i madh e ku mundësia e aksideneteve është më evidente.

Ky është viti i tretë që policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë vendosin që të bashkëpunojnë në drejtim të kontrollit të lëvizjes së mjeteve në akset kryesore rrugore. Këto patrulla do qëndrojnë 24 orë në rrugë dhe do punohet me tre turne me qëllim që të shmangen aksidentet rrugore për shkak të fluksin të pushuesve që i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit