KUSH QËNDRON MË LART… ATA APO MUSLIMANËT? – Nga Azem Kovaçi

Më të lexuarat

 

  1. Imagjinoni sikur ne të ishim kundër kishave… ashtu siç janë ata kundër xhamive!
  2. Imagjinoni sikur ne të ishim kundër këmbanave të kishave… ashtu siç janë ata kundër thirrjes së ezanit!
  3. Imagjinoni sikur ne të ishim kundër priftërinjve… ashtu siç janë ata kundër hoxhallarëve!
  4. Imagjinoni sikur të ishim ne plot urrejtje kundër Krishtlindjeve… ashtu siç janë ata kundër Bajrameve!
  5. Imagjinoni sikur ne të ishim kundër uzurpimit të shesheve kryesore të qyteteve me zbukurime dhe promovime të Krishtlindjeve…
    ashtu siç janë ata kundër faljes së Bajrameve vetëm për dy orë në vit në këto sheshe!
  6. Imagjinoni sikur ne të ishim kundër mbulesave të murgeshave…
    ashtu siç janë ata kundër shamive të grave myslimane!
  7. Imagjinoni sikur ne të nxisnim urrejtje kundër të krishterëve…
    ashtu siç bëjnë ata kundër myslimanëve!
  8. Imagjinoni sikur ne t’u thoshim të shkonin në Serbi, Vatikan apo Greqi…
    ashtu siç na thonë ata të shkojmë në Arabi!

POR JO…

Ne nuk jemi si ata. Ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi për ndasi, përçarje apo antishqiptari!
Historia ka treguar se ne jemi tolerantë dhe për harmoni kombëtare.
Ne jemi shtylla kryesore e shqiptarësisë.
Ne jemi tabani i kombit shqiptar.
Ne jemi identiteti i këtij vatani.

Falë madhështisë së fesë sonë, ndër shekuj ka pasur harmoni fetare në këto troje.

Ne jemi shumica; ne e kemi mbrojtur këtë shqiptari, do ta ruajmë dhe do ta mbajmë.
Ju ftojmë ta pranoni këtë realitet dhe të mësoni si të respektoni e të jetoni në harmoni për të përbashkëtën tonë: shqiptarinë!

Azem Kovaçi – Dhjetor 2025

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit