Observatori Euro-Mesdhetar: Plani që rrezikon ta zhdukë Gazën nga harta

Më të lexuarat

Observatori Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut ka marrë informacione të rënda në lidhje me planin amerikan-izraelit, në të cilin marrin pjesë edhe shtete perëndimore e arabe dhe institucione, i cili përfshin operacione që synojnë ta shndërrojnë Gazën në një geto të detyruar, në një burgim kolektiv, si dhe aneksim të tokës dhe grabitje të burimeve.

Plani parashikon krijimin e “qyteteve” të përbëra nga kontejnerë (baraka banimi) në zonën e gjelbër, ku çdo “qytet” mund të strehojë rreth 25 mijë banorë brenda një hapësire që nuk i tejkalon një kilometër katror, nën arsyetimin e përgatitjes për rindërtimin e qyteteve më vonë në zonën e kuqe.

Dizajni i këtyre “qyteteve” të propozuara përfaqëson praktikisht modelin e getove të njohura nga historia, kur sisteme koloniale dhe raciste synonin të grumbullonin grupe të caktuara të popullsisë në lagje të mbyllura, dhe banorëve të tyre nuk u lejohej të largoheshin për periudha të gjata.

Brenda kësaj zone vendosen mekanizma të rreptë mbikëqyrjeje dhe administrimi ushtarak, dhe krijohet një mjedis i detyruar që mbështetet në kufizimin e lëvizjes dhe në kontrollin e ndihmave dhe shërbimeve bazë.

Plani i qarkulluar për ndarjen e Rripit të Gazës vendos rregullime që mund të çojnë realisht në zhvendosjen e popullsisë palestineze nga vendbanimet e tyre origjinale.

Të dhënat që disponon Observatori Euro-Mesdhetar tregojnë se njësitë e inxhinierisë të përfshira në plan kanë filluar tashmë përgatitjen e projekteve të para inxhinierike për qytetin e parë eksperimental në Rafah, në pritje të sigurimit të fondeve të nevojshme për nisjen e zbatimit në terren.

Plani përjetëson një realitet të një kontrolli të paligjshëm afatgjatë dhe një aneksimi faktik të tokave me forcë, si dhe vendosjen e formave të burgimit kolektiv të paligjshëm ndaj popullsisë civile.

Sipas informacionit që kemi marrë, më shumë se gjysma e sipërfaqes së Rripit vendoset brenda një zone ushtarake të mbyllur nën kontrollin e ushtrisë izraelite.

Faza e parë e planit bazohet në ndarjen e Rripit të Gazës në një zonë të kuqe prej 47%, që përfshin pjesën dërrmuese të popullsisë civile, dhe një zonë të gjelbër prej 53%, e cila bie nën kontrollin e plotë ushtarak izraelit.

Plani ngërthehet me përpjekjet izraelite për të vendosur kontroll të plotë mbi bregun detar të Rripit të Gazës, duke e shndërruar atë në një zonë të mbyllur nën hegjemoni të drejtpërdrejtë të sigurisë dhe ekonomisë izraelite, çka u jep në mënyrë faktike kontroll mbi burimet detare të Rripit.

Masat synojnë rikonstruksionin e përbërjes demografike dhe vizatimin e hartës popullore dhe politike nëpërmjet ndarjes së grupeve të popullsisë nga njëra-tjetra dhe përzgjedhjes së banorëve mbi baza sigurie dhe politike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit