(Vetëdije islame)
Dr. Xhemile Khalifa | shkrimtare dhe hulumtuese
(Ese mbi vetëdijen dhe ndërtimin e jetës nga një perspektivë kur’anore)
Inxhinieria e mendimeve
Ndjenjat brenda rrethit të vetëdijes dhe kontrollit
وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوْمِهِۦ غَضْبَـٰنَ أَسِفًۭا قَالَ بِئْسَمَا خَلَفْتُمُونِى مِنۢ بَعْدِىٓ ۖ أَعَجِلْتُمْ أَمْرَ رَبِّكُمْ ۖ وَأَلْقَى ٱلْأَلْوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأْسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُۥٓ إِلَيْهِ ۚ قَالَ ٱبْنَ أُمَّ إِنَّ ٱلْقَوْمَ ٱسْتَضْعَفُونِى وَكَادُوا۟ يَقْتُلُونَنِى فَلَا تُشْمِتْ بِىَ ٱلْأَعْدَآءَ وَلَا تَجْعَلْنِى مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٥٠
Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!” (El-A’raf: 150).
E çuditshme është mënyra se si Kurani e përshkruan humanizmin njerëzor, atë përbërje të përzier, përzierje mes baltës dhe shpirtit.
E çuditshme është mënyra se si i përshkruan emocionet dhe sjelljen e tij, atë zonë të ndieshme, e cila i ka hutuar edhe shkencëtarët në studimet dhe hulumtimet e tyre.
Bota e reagimeve dhe gjurmëve që i shkaktojnë, mënyrën dhe metodën si të bashkëveprohet me to.
E mrekullueshme është mënyra se si Kur’ani e paraqet një çështje me një imazh të gjallë, që e përmbledh kuptimin në një pikë të vetme me secilin lexues të ajeteve, për ta gjetur veten brenda detajeve të tyre dhe e sheh veten se ka fuqi për të zbuluar thellësitë e vetes para tij që të përmirëson mënyrën se si sillet me to.
Rrëfimet Kuranore janë burimi nga i cili burojnë këto kuptime, ashtu sikurse pejgamberët, alejhumusselam, janë heronjtë e këtyre rrëfimeve, të cilët ofrojnë modelin të cilin duhet ndjekur dhe imituar.
Është Musai, alejhisselam!
Vjen nga mikati, vendi ku takoi Allahun, aty ku ishte pastërtia, vinte nga vendi ku morri mesazhin dhe iu dha amaneti.
Pasi kishte lënë popullin me premtimin për kthimin dhe vazhdimin e projektit.
Ata që i panë argumentet e Allahut dhe mrekullitë e tija duke shpëtuar ata edhe duke i përmbytur armiqt e tyre, erdhi koha të marrin përsipër amanetin e marrëveshjes hyjnore për ta zbatuar Fenë mbi tokë, mirëpo ata nuk e zbatuan këtë urdhër edhe e tradhtuan marrëveshjen!
Adhuruan viçin me padrejtësi edhe agresivitet, ia mbylloën gojën harunit duke bërë kështu çorodi edhe krim.
Pastaj arriti lajmi, aty tek lugina e shenjtë.
قَالَ فَإِنَّا قَدْ فَتَنَّا قَوْمَكَ مِنۢ بَعْدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِىُّ ٨٥
“(Allahu) tha: “Ne e vumë në provë popullin tënd gjatë mungesës tënde, e Samiriu i nxori ata nga rruga e drejtë”. (Taha: 85).
Ky lajm erdhi si vetëtim në veshin e atij që kishte një zemër durimtare dhe përdëllestare.
Por ia kaloi pjesa humane e tij!
غَضْبَـٰنَ أَسِفًۭا ۚ
“…i zemëruar dhe i pikëlluar”. (Taha: 86).
Kështu e thotë Kur’ani hapur.
Me leximin e këtyre ajeteve adhurohet Allahu deri në Ditën e Kiametit.
“I Zemëruar” (gadbane), është formë superlativi nga gadebun dhe përmban brenda vetes mbushje, reagim edhe ndezje.
Krejt kjo u përzi që të shndërrohet në pikëllim.
I qortoi me fjali të rënda.
Ashtu që nga hidhërimi dhe pikëllimi i madh i hudhi pllakat që kishte në dorë!
Po! I hudhi! Çka duhet të bënte tjetër kur pa se populli i vet kishte devijuar!
i hudhi në momentin e hidhërimit dhe pikëllimit.
I hudhi dhe i ranë nga dora pasi që pa gjendjen e tyre dhe kuptoi nivelin e besimit të tyre.
Si mund të duronte zbatimin e asaj që kishte në Libër, ai që nuk mundej të duronte kthimin pas asaj mungese?!
Iu kthye vëllait të tij. Vëllait të tij, pa ia përmendur emrin.
Vëllait të tij, sepse këtu lidhja ishte më e rëndësishme,
E pozita këtu është me meritore dhe lidhja më e afërt.
Kur i hodhi pllakat ishte i hidhëruar edhe i pikëlluar, mirëpo kur kapi kokën e vëllait tët ij, të cilën e tërhoqi nga vetja e tij, e qortoi, e pyeti, e përgjigja ishte sikur natyra e pyetjes:
“biri i nënës”.
Bukaiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “pasi Haruni, alejhisselam, nuk e kishte lënë mangut detyrën e vet, filloi tia sqarojë këtë gjë Musait, alejhisselam, duke e apostrofuar nënën, edhe pse atë e kishte vëlla babe, për t’ia kujtuar lidhjen farefisnore, e cila duhet të shkaktojë raporte delikate dhe të kujdesshme mes tyre, sidomos pasi që është besimtare edhe ka vuajtur nga këto frika. Atëherë Allahu i Madhërishëm e rifilloi fjalin me “Biri i nënës” duke hjekur thirrjen “o” për të qenë fjalia më e shkurtë”.
Përgjigja ishte përkujtim edhe rregullim disponimi.
Sepse disa lidhje garantojnë largimin e hidhërimit, faljen e gabimit, mëshirim të dobësisë dhe anashkalim të mangësisë edhe kur gjendja paraqet lajthitje nga e vërteta edhe adhurim të viqit!!
Përgjigja ishte: “biri i nënës”!
E kërkimi i mëshirës shifej në: “
Ishte vërejtje e rëndësishme për sytë e atyre që përcillnin situatën, sikurse gjuha e gjendjes së harunit do të thotë: përderisa jemi bashkë, bëj çka të duash, mirëpo kur të tenton të na prish marrëdhëniet ndonjë armik, ngulfat hidhërimin tënd dhe mos “Mos më turpëro para armiqve”.
Në çfarë gjendje arriti Haruni si vëlla?!
Çfarë shikimi kishte kur iu drejtua vëllait të vet me fjalët: “Mos më turpëro para armiqve”?!
Çfarë force për të kontrolluar veten në një anë edhe çfarë fuqie për të amortizuar hidhërimin e tjetrit në anën tjetër.
Krejt kjo me qëllim që t’i jepet rëndësi gjësë më të rëndësishme, daljes nga qarku i hidhërimit në qarkun e zgjidhjes.
E çka bëri Musai, alejhisselam?
“Tha: O Zoti im falëm mua dhe vëllain tim dhe shpiena drejt mëshirës Tënde, Ti je më i mëshirshmi Mëshirues”. (El-A’raf: 151).
Pa debat e pa qortim!
Si duket la çdo gjë edhe u drejtua drejt mihrabit, ndoshta mihrabit të shpirtit të tij ose mihrabit tokësor.
U drejtua në drejtim të ndonjë kibleje me një zemër e cila lutej aty:
“…O Zoti im falëm mua dhe vëllain tim”.
Të dytë kemi gabuar.
Të dytë kemi nevojë për Faljen Tënde.
Nuk i tha: do kërkoj falje për veten time, e ti shko kërko falje për veten tënde, ndoshta Allahu ta fal!
Por e kaploi me lutjen e tij edhe e futi brenda lutjes së tij.
Na fal neve dhe na fut në Mëshirën Tënde!
A nuk është ai vëllai?!
Vëllezëria a nuk ka obligime?!
Ka obligim ti besojë arsyetimit: “Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën”.
Ka obligim ta vlerësojë kërkesën: “Mos më turpëro para armiqve”?!
Ka obligim ta shoqërojë në kërkimin e faljes ashtu sikur e shoqëroi në përgjegjësi: “…O Zoti im falëm mua dhe vëllain tim”.
Sepse ne e filluam procesin së bashku e gabimin e njërit prej nesh e bartim bashkë, të dytë.
Edhe për mëkatin e secilit prej nesh kërkojmë falje së bashku, që të dy ne.
Sigurisht se hyrja në mihrab kishte lënë gjurmët e veta.
“Dhe kur Musait i kaloi zemrimi, i morri pllakat, në të cilat ishte shënuar udhëzimi për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i druajnë Zotit të tyre”. (El-A’raf: 154).
“Dhe kur Musait i kaloi zemrimi”.
Ktheu pak mbrapa o besimtar edhe lexoi edhe një herë nga fillimi këto ajete.
Mundohu të dëgjosh zërin e hidhërimit i cili rrotullohej përreth Musait, alejhisselam, nga momenti kur doli nga Mikati (vendtakimi me Allahun) deri në momentin e arritjes te vëllau i vet.
Pushoi hidhërimi.
Pas lutjes, kërkim faljes edhe kërkimit të mëshirës.
Gjëja e parë që bëri pas pushimit të hidhrimit ishte:
“marrja e pllakave”.
Sepse ka dipka që duhet të korrigjohet dhe të rregullohet.
E hudhi dhe e morri!
Një gabim që ndodhi gjatë hidhërimit duhet të korrigjohet.
I morri që të filloje përsëri detyrën të cilën e barti dhe mesazhin që gjindej në pllakat.
I morri.
Sepse hudhja ishte emergjente, nln pushtetin e njerëzores dhe baltës, e marrja më pas ishte e përshtatshme, nën pushtetin e vetëdijes, qetësisë dhe maturisë.
Përshkrim shumë preciz i ndjenjave të cilat kur ndizen e asgjësojnë fuqinë e mendjes për të kontrolluar situatat dhe tejkalim i kontrollit preciz të reagimeve deri në stacionet e mëvonshme.
Potencim i faktit se mes gabimit dhe korrigjimit të tij është një lutje, shfaqje të nevojës edhe kërkimi i mëshirës.
Dhe se detyra duhet të plotësohet sa do që është gabimi dhe se lidhjet kanë obligimes mes tyre.
Njeriu në shkollën e jetës merr në thua që të mësoje dhe se ska gjë nëse në moment të hidhërimit e hudh amanetin, por me rëndësi është që më pas ta pasoje me marrje, që të vazhdon procesin.
Urtësia e Kur’anit në kontrollimin e emocioneve
Kur’ani i mëson njeriut artin e menaxhimit të ndjenjave — jo për t’i shtypur ato, por për t’i orientuar në drejtimin e duhur:
- Kur zemërohesh → kujto urtësinë, jo hakmarrjen.
- Kur ndihesh i frikësuar → thirre Allahun, jo ankthin.
- Kur bie në hutim → mbështetu në parimet, jo në panik.
Këshilla kur’anore në çastet e presionit
Kur Musai u përball me presionin e popullit të vet, ai u drejtua me fjalën:
“Zoti im! Më shpëto mua dhe vëllanë tim, dhe na fut në mëshirën Tënde.” (El-A‘raf, 151)
Ai nuk iu dorëzua emocioneve, nuk u hodh në hakërresa, nuk tha fjalë të ashpra…
Ai i ktheu të gjitha problemet e tij tek Allahu.
Ne, në ditët tona, shpesh veprojmë të kundërtën:
- ia drejtojmë zemërimin njerëzve,
- ia drejtojmë zhgënjimin vetes,
- ia drejtojmë frikën të ardhmes,
- dhe harrojmë se mbështetja tek Allahu është çelësi i qetësisë.
Kontrolli i ndjenjave është pjesë e vetëdijes
Kur’ani na e mëson artin e brendshëm të qetësisë:
- qetësinë e mendimit,
- qetësinë e zemrës,
- qetësinë e reagimit.
Ai na mëson të mos ngatërrojmë:
- durimin me nënshtrim,
- butësinë me dobësi,
- vendosmërinë me ashpërsi,
- zemërimin me drejtësinë.
Burimet:
- Kur’ani i Madhëruar
- Tefsiri Es-Sa‘di
- Literatura bashkëkohore mbi edukimin shpirtëror
Përktheu: Bekir Halimi
